A do të jetë 17 janari dita D për Luginën?
Që nga "Naçertania" e Ilia Garashaninit, "Memorandumi" i Dobrica Qosiqit, e deri te "Platforma" e Tomisllav Nikoliqit, Kosova dhe shqiptarët janë tema të cilat bashkojnë elitën politike serbe. Me idenë për “ofrimin e autonomisë substanciale për Kosovën”, të shpallur së fundmi nëpërmjet Paltformës së propozuar, presidenti serb, Nikoliq, po dëshmon se edhe pse në rrethana krejtësisht ndryshe gjeopolitike, sikurse paraardhësit e tij, po udhëhiqet nga premisa e Nikolla Pashiqit se "Shqipëria (shqiptaria) është thembra e Akilit e Serbisë".
Pavarësisht bindjeve dhe opsioneve politike që prezantojnë, politikanët serbë kanë unitet të plotë si në deklarim, ashtu edhe veprim, jo vetëm ndaj Kosovës, të cilën vazhdojnë ta konsiderojnë "djep të Serbisë", por edhe ndaj Luginës së Preshevës e cila gjithnjë e më tepër po bëhet shënjestër e luftës së re speciale të cilën, veç mediave të caktuara beogradase, personalisht po e udhëheq kryeministri serb. Ndaj kësaj fushate të re dhe të egër kundrejt shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga Serbia asnjë reagim – as nga spektri politik as nga ai joqeveritar.
Aksionet spektakolare të arrestimeve për "krime lufte" dhe dështimi i tyre në mënyrë skandaloze për shkak se nuk u arrit që shqiptarëve t’u mvishet "terrorizmi" dhe “krimet e luftës” si kategori më të rënda inkriminuese, së fundmi i la vend kërcënimeve, por jo vetëm kërcënimeve për heqjen e lapidarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së. Vizita e parë e kryeparlamentarit serb në Luginë të Preshevës, respektivisht në bazat ushtarake në Dobrosin, u shoqërua me mbulimin e një lapidari të UÇPMB-së në LLuçan (vendbanim pesë kilometra larg Bujanocit) dhe heqjen, pastaj edhe shqyerjen, e flamurit kombëtar shqiptar, në varrezat e Dobrosinit.
Beogradit zyrtar po i pengon çfarëdo shenje e shprehjes së identitetit kombëtar shqiptar, qofshin ato memorialet, flamuri kombëtar, gjuha shqipe e cila në vazhdimësi po refuzohet të aplikohet zyrtarisht në organet shtetërore, apo edhe integrimi i shqiptarëve në institucione.
Ultimatumi për heqjen e lapidarit në Preshevë skadon më 17 janar – ditën e cila shënon vdekjen e kryetrimit Skënderbe. Ndërkohë që ende nuk është e qartë se si do të zgjidhet kjo çështje, e shndërruar në problem shtetëror, spektri politik shqiptar – edhe pse deklarativisht – paraqet qëndrim identik në praktikë nuk po e dëshmon atë.
Në Preshevë, e cila kësaj radhë është shënjestra e Beogradit, pozita nuk po shpreh as gatishmëri e as aftësi që së paku të organizojë dhe të mbajë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal. Zyrtarët e atjeshëm lokalë nuk treguan aftësi menaxhimi me situatën. Kur të gjithë pritën që të zhvillojnë procedurat e duhura administrative dhe urbanistike të legalizimit të këtij lapidari në hapësirën publike, ata nuk e bënë këtë. Fundja, edhe vetë ministresha e pushtetit vendor, Verica Kallanoviq, pati deklaruar se “kjo çështje është në kompetencat e komunës për tu zgjidhur”.
Nga ana tjetër, zyrtarët lokalë të Bujanocit, këto ditë u sollën me komoditet, sikur ky “problem në fqinjësi” nuk na përket ne. Ata nuk u prononcuan as me rastin e heqjes së flamurit në varrezat e Dobrosinit – territor këtë të cilin zyrtarisht e administrojnë – e as me rastin e defilimeve të shpeshtuara të xhandarmerisë në këto ditët e festës së fundvitit, kur në Luginë të Preshevës ishte një pjesë e madhe e diasporës shqiptare. Ata nuk reaguan as për absurdin e ndërtimit të memorialit “për policët e rënë” serbë, memorial ky që po ndërtohet nga ana e xhandarmerisë serbe në një kompleks në fshatin LLuçan. Një memorial etnik serb, në një vendbanim etnik shqiptar, në të njëjtin vendbanim në të cilin në vitin 2001 policia serbe kishte uzurpuar, e më vonë edhe demoluar 53 shtëpi të shqiptarëve!
Ata më tepër “brengosen” me reagimet e opozitës shqiptare ndaj kërcënimeve të Beogradit, duke e akuzuar atë (opozitën) se po i “frikësojnë investitorët”. Thuajse se defilimi i xhandarmerisë të armatosur deri në dhëmb, që dhunon edhe varrezat e shqiptarëve, jep imazh inkurajues për investitorët.
Megjithatë, nën trysninë e situatës së përgjithshme dy pushtetet vendore morën obligim që për të premten e ardhshme të ftojnë seancat e jashtëzakonshme të Kuvendeve komunale për të debatuar situatën aktuale. Një ditë më vonë, të shtunën, do të mbahet seanca Kuvendit të këshilltarëve shqiptar të Luginës së Preshevës.
Pavarësisht rreziqeve dhe asaj që mund të sjellë e ardhmja e pasigurt, kësaj radhe gëzon fakti i reagimit të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Reagimet që vijnë nga Tirana dhe Prishtina, përmes të cilëve Serbisë i tërheqin vërejtjen për nevojën e “sjelljeve evropiane”, duke i vënë në dijeni edhe “absurditetin e ngritjes artificial të tensioneve”, mund të nxis një fije shprese se jo vetëm që është kuptuar nevoja, por edhe momenti i sjelljes ndryshe ndaj Serbisë.
Ndalesa e vizitës së presidentit serb Nikoliq në Kosovë dhe kushtëzimi me reciprocitet për vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në Luginë të Preshevës (nëse nuk mbetet vetëm temë për konsum të brendshëm) e ministrit të brendshëm Bajram Rexhepi, si duket ka goditur në shenjë. Reagimi nervoz i Nikoliqit dhe oborrtarëve të tij tregon qartë se sa e ndjeshme për Serbinë është çështja e reciprocitetit të të drejtave të serbëve të Kosovës me të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Pavarësisht se më 2001 Serbia ishte detyruar nga mekanizmat ndërkombëtarë që rajonin e Luginës së Preshevës, përmes aprovimit të një Programi të veçantë masash, ta trajtojë ndryshe nga rajonet tjera, në praktikë ajo vazhdon të sillet sikurse çështja e Luginës së Preshevës është e mbyllur. Pikërisht duke kërkuar përmbushjen e këtyre obligimeve ndërkombëtarisht të marra ndaj shqiptarëve, edhe Prishtina e edhe Tirana nevojitet të kenë një politikë më aktive jo vetëm për të mbrojtur shqiptarët e këtushëm nga kërcënimet e radhës që vijnë nga Beogradi, por edhe për ta detyruar atë që reciprociteti të jetë ndër parimet bazë të ndërtimit të fqinjësisë së mirë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën