LAJMI I FUNDIT:

A do te marrë fund dhuna ndonjëherë?

Pse shkalla e vrasjeve në disa vende është më e lartë se në vende të tjera? Pse luftërat dhe forma të tjera dhune kanë qenë pjesë e pandarë e historisë njerëzore? Pyetjet që nuk gjejnë shpjegim janë të shumta, përgjigjet bindëse janë të pakta.

Disa studiues thonë se varfëria dhe pabarazia sjellin dhunë. Studimet thonë se përqindja më e madhe e vdekjeve të dhunshme kanë ndodhur në vendet më pak të zhvilluara. Por, a janë vërtetë më të dhunshëm të varfrit?


Nga ana tjetër ka vende si Kalkuta në Indi ku miliona njerëz jetojnë në varfëri ekstreme, e megjithatë ka një shkallë vrasjesh nga më të ulëtat në botë. Të tjerët mendojnë se shoqëria bëhet më e dhunshme atje ku mund të sigurohen më lehtë armët. Sigurisht, me armë në dorë njerëzit e dhunshëm bëhen më të rrezikshëm.

Por, pse në disa shoqëri ka më tepër njerëz të dhunshëm? Edhe për këtë ekspertët nuk bien dakord?

Bota sot është e fiksuar pas dhunës. Në të vërtetë, dhuna ka qenë gjithmonë pjesë e zbavitjes. Megjithatë vitet e fundit diçka ka ndryshuar në lidhje me dhunën në media.

Së pari shfaqet më shpesh. Së dyti shfaqet shumë më hapur, shumë më sadiste dhe me natyrë më seksuale. Mendoni për fushat e mëposhtme:

Muzika: Këngët me tekste gjithnjë e më të dhunshme konsiderohen si normale në industrinë e muzikës. Duke përdorur fjalë banale, disa këngë lartësojnë vrasjen.

Videolojërat. Është shqetësuese fakti që në videolojëra vërehet mania për gjakderdhje. Disa autoritete besojnë se videolojërat mund të ndikojnë të fëmijët shumë më keq sesa televizori.

Filmat: Studimet tregojnë se dhuna dhe gjuha vulgare janë rritur ndjeshëm nëpër filma, dhe simbolet që tregojnë se për çfarë moshe është një film, mund të mos jenë të besueshme. Për më tepër nuk janë të dhunshëm vetëm personazhet negative. Sipas një studimi, pothuajse gjysma e dhunës në televizor kryhet nga personazhet pozitive.

Interneti: Në internet gjen imazhe virtuale dhe të vërteta torturash dhe vrasjesh. Këto vrasje i shikojnë fëmijë të panumërt.

Pasojat shqetësuese të dhunës duhet të na bëjnë të mendojmë për veten, për etikën dhe bindjet tona. Kuptohet që nuk mund t`i shmangim të gjitha ndikimet e këqija. Por, zgjedhjen e zbavitjes dhe të njerëzve me të cilët shoqërohemi, e kemi vet në dorë.

Megjithëse lindim me disa prirje të gabuara, sjellja e dhunshme zakonisht mësohet. Kjo vlen edhe për sjelljen paqësore. Duhet ta kuptojmë se forca e vërtetë duket te cilësi të tilla si vetëkontrolli dhe butësia. Kush nuk zemërohet shpejt, është më mirë se një burrë i fuqishëm thotë një proverb. Por, kush ka prirjen të zemërohet, shpërthen edhe nga provokimi më i vogël. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të shoqërohemi me njerëz paqësorë që kanë vetëkontroll dhe frymë butësie, ka shumë të ngjarë që do të përpiqemi t`i imitojmë.

Pra, ne mund të mësojmë të jemi paqësor.

Në trend

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori