LAJMI I FUNDIT:

A jeni të gatshëm për një jetë të përbashkët?

A jeni të gatshëm për një jetë të përbashkët?

Lidhur me jetën e përbashkët duhet menduar mirë dhe ky assesi nuk guxon të jetë një vendim i ngutur. Disa çifte jeta e përbashkët e krahasojnë me martesë dhe një hap i tillë mund të ketë efekt shumë frikësues...

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos nguteni, por disa shenja të caktuara mund të ju ndihmojnë që të kuptoni se a ka ardhur apo jo koha për jetë të përbashkët.

Jeni bashkë për çdo mbrëmje
Fakti që përpiqeni që ta përfundoni mbrëmjen së bashku, është shenjë se i përkushtoheni njëri-tjetrit. Jeta e përbashkët nuk do të thotë vetëm fjetje në të njëjtin shtrat, por një gjë e tillë është megjithatë një fillim i mirë.


Investimi i përbashkët
Investimi i përbashkët, për shembull në aparate shtëpiake, mund të jetë një test i vërtetë për lidhjen. Ky mund të jetë një fillim i mirë i cili do të ju ndihmojë të shihni nëse me të vërtetë jeni të gatshëm t’i ndani të gjitha gjërat përgjysmë.

Bisedoni për obligime
Bisedoni me partnerin dhe mësoni se cili është qëndrimi i tij ndaj kësaj. Bisedoni lidhur me ndarjen e obligimeve financiare dhe punëve shtëpiake para se të vendosni që ta merrni një hap të tillë.

Respektoni mendimet reciproke
Fakti që jetoni nën një kulm të njëjtë do të thotë se duhet që njëjtë të merrni pjesë në vendime si të rëndësishme ashtu edhe të parëndësishme. Ia jepni partnerit mundësinë që të shprehë mendimin dhe respektojeni një gjë të tillë. Por, duhet të keni kujdes që të mos bëheni të varur nga partneri. Fakti që jetoni bashkë nuk do të thotë se duhet të shpërfillni miqtë tuaj.

I ofroni hapësirë njëri-tjetrit
Në rast të grindjes duhet t’i ofroni njëri-tjetrit hapësirë…Tërhiquni në dhomë dhe përpiquni që të qetësoheni. Mosmarrëveshjet është më së miri të zgjidhen me gjakftohtësi, sepse në momentin e grindjes mund të thoni edhe gjëra të cilat nuk i mendoni në të vërtetë.
/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori