LAJMI I FUNDIT:

A po detyrohet Facebook të bëhet me pagesë për përdoruesit evropian?

A po detyrohet Facebook të bëhet me pagesë për përdoruesit evropian?

Të gjithë e dinë sloganin e famshëm të Facebook, i cili thotë “Facebook është falas, dhe gjithmonë do të mbetet i tillë”.

Por Eduardo Ustaran, kreu i kompanisë Field Fisher Waterhouse, e cila merret me privatësinë dhe ligjin e informacionit, i cili është i specializuar në teknologji dhe pronën intelektuale, paralajmëron se ndryshimet e propozuara në ligjin për mbrojtjen e të dhënave nga Bashkimi Evropian mund ta detyrojnë rrjetin më të madh social në botë, Facebook.com, si dhe shërbimet tjera falas, të cilat mbështeten nga reklamat, t’i ngarkojnë përdoruesit e tyre me pagesë për qasjen në shërbim.

Ustaran i ka thënë faqes ZDNet se rregulloret që frenojnë mundësinëë e kompanive si Facebook për të mbledhur, analizuar, dhe shitur të dhënat personale të përdoruesve të tyre do të rezultojnë në veprime të cilat do t’i shtyejnë ato kompani të braktisin modelet e biznesit të mbështetura në reklama dhe të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së pagesave nga përdoruesit.


Në deklaratën e tij, Ustaran u shpreh “Në qoftë se ofruesit e këtyre shërbimeve nuk janë në gjendje të përdorin të dhënat tuaja në mënyra të cilat janë të dobishme për qëllime reklamimi, atëherë përdoruesi duhet të zgjedh nëse do të paguajë për shërbimin, ose ta ndërpres përdorimin e tij”.

Drejtuesja e Facebook për Politikat e BE-së në Bruksel, Erika Mann alarmoi për kujdes, duke thënë:

“Ne jemi të shqetësuar lidhur me disa aspekte të raportit të cilat nuk e mbështesin lulëzimin e një tregu të vetëm evropian digjital dhe realitetin e inovacionit në internet, e cila është pashmangshmërisht globale në natyrën e saj, dhe e cila përfshin partnerë të rëndësishëm si SHBA’të. Në javët e ardhshme, ne do t’i shqyrtojmë me kujdes këto propozime”. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Kalo në kategori