LAJMI I FUNDIT:

AAK e Nisma ende pa vendim për protestën e radhës

AAK e Nisma ende pa vendim për protestën e radhës

Opozita e ndarë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, më 14 maj mbajtën protestën kundër qeverisë.

Edhe pse pat zëra pesimist që këto dy parti pa Vetëvendosjen nuk do të mund të mblidhnin numër të madh të qytetarëve, një gjë e tillë u demantua pasi që një numër i madh i qytetarëve dolën për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisjes aktuale.


E, tash kur po bëhen gati një muaj që nga përfundimi i kësaj proteste, të dy partitë tashmë partnerë të koalicionit AAK e Nisma nuk kanë dalë ende me ndonjë datë të mundshme për protestën e radhës.

Sekretari organizativ i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë për Telegrafin se aktualisht nuk kanë caktuar ndonjë datë.

“Protesta për të kundërshtuar këtë qeveri sigurisht që vazhdon të mbetet një nga mjetet që do të përdorë opozita. Aktualisht nuk kemi të caktuar ndonjë datë”, ka thënë Sherifi.

I pyetur se a do të vazhdojnë AAK e Nisma të vetme pa Vetëvendosjen të organizojnë protestat e radhës, Sherifi a thënë se secili ka të drejtë të zgjedh mënyrën e vet të kundërshtimit.

“Më së miri do të ishte sikur të gjithë ata që janë kundër marrëveshjeve dhe kundër kësaj qeverie të protestonin së bashku por fundja secili ka të drejtë të zgjedh vet mënyrën e kundërshtimit të marrëveshjeve dhe qeverisë”, tha Sherifi, duke shtuar se më e rëndësishme është që zëri kundërshtues të rritet.

Edhe zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë për Telegrafin se ende nuk kanë caktuar ndonjë datë për protestën e radhës.

“Akoma nuk e dimë se kur do të mbahet dhe si”, është përgjigjur shkurt Nitaj.

Protesta e 14 majit kundër qeverisë kishte përfunduar e qetë.

Krerët e partive opozitare, në fjalimet e tyre në skenë, kritikuan qeverinë dhe vendimet e saj në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe atë të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori