LAJMI I FUNDIT:

AAK në Pejë: Koalicioni LDK-PDK po dëmton secilin sektor

AAK në Pejë: Koalicioni LDK-PDK po dëmton secilin sektor

Pas raportit të Auditorit i cili e radhitë komunën e Pejës të 21-në me radhë nga 35 komunat e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Pejë ka mbajtur një konferencë për media.

Sipas komunikatës, AAK në Pejë thotë se komuna e Pejës që nga formimi i koalicionit qeverisës në mes të PDK-së dhe LDK-së, ka bërë shkelje të shumta në të gjithë sektorët.


AAK-ja ndër të tjerash ka akuzuar qeverisjen komunale se ka punësuar shumë militantë partiakë me kontrata mbi vepër.

Lexoni të plotë reagimin e AAK-së:

Këtë konferencë për media po e mbajmë si vazhdimësi e shprehjes së shqetësimeve për shkatërrimin pa pardon të institucioneve komunale që po i  bëjnë partnerët e koalicionit qeverisës LDK-PDK në Pejë.

Që nga ardhja e LDK-së në udhëheqje në Komunën e Pejës së bashku me PDK-në, vërehen shkelje të shumta në të gjithë sektorët, ku kjo është vërtetuar edhe më raportin e fundit të auditorit të jashtëm, sipas të cilit Peja renditet e 21-ta nga 35 komuna të Kosovës.

Siç e kemi potencuar edhe më herët, kjo qeverisje komunale ka angazhuar 67 militantë partiak më kontratë në vepër ku janë shpenzuar afër 85 mijë euro për t’i paguar dhe asnjeri nga ata nuk është i dërguar nga Enti për Punësim, që do ishte brenda rregullave ligjore.

Në administratën e Komunës së Pejës frekuentojnë dhjetëra militant partiak, të cilët janë të shpërndarë nëpër të gjitha dikasteret dhe më e keqja është se nuk dihet as se nga marrin paga. Kjo mund të shihet edhe si fillim fushate nga ana e Muhaxherit, pasi punësimi i militantëve partiak nënkupton tentimin të kontrolloj institucionet komunale nga brenda, ku jashtë të gjitha normave ligjore të kontraktuarëve në vepër u lejohet qasje në të gjitha të dhënat institucionale e më keq lejohen që të marrin vendime.

Në lidhje me këtë, kërkojmë sqarim nga Drejtori i financave Jeton Abazi dhe Drejtori i Administratës Fatmir Asllani se a lejohet më ligj qe financat e një institucioni komunal të udhëhiqen nga një punëtore më kontratë në vepër, fjala është për Çerdhen “Pëllumbat e Paqes” që financat e saj i menaxhon Valesa Kralani e cila gjithashtu si anëtare/militante e LDK-së është punësuar me kontratë në vepër dhe është poashtu totalisht pa përvojë në këtë lëmi? Më e keqja është se kjo zyrtare është më kontratë në vepër që nga viti 2014, këtu ligji shkelet edhe më shumë pasi që kontratat në vepër duhet të jenë 3 + 3 pra maksimumi 6 muaj.

Gjithashtu kërkojmë sqarim nga zyrtarët komunal, se a lejohet më ligj që personi në kontratë në vepër të jetë kryetar komisioni për shpërndarje të lopëve dhe subvencioneve të tjera?

Po ashtu kërkojmë sqarim se përse vëllai i kryetarit të Pejës, i cili është më kontratë në vepër, udhëheq grupin e inxhinierëve që po ashtu janë më kontrata në vepër?

Siç e dinë të gjithë qytetarët e Pejës, këta udhëheqës të paaftë komunal, duke vazhduar shkeljet ligjore vendosin si inspektor rrugor militant partiak, prapë me Kontratë në Vepër ndërsa që këta persona munden që më nënshkrimin e tyre të i dërgojnë edhe në gjykatë qytetarët!

Kjo, është e patolerueshme.

Personat më kontratë në vepër dhe militantët partiak si p.sh sekretari i degës së LDK-së në Pejë Naser Deva, janë të pajisur me numra të telefonit zyrtar që paguhen nga komuna, dëshmi për këtë është edhe raporti i auditorit të jashtëm, ku Peja renditet e 32-ta për shpenzimet në telefona.

E përderisa shpenzimet marramendëse në telefona e karburante vetëm rriten, në administratën e Komunës së Pejës nuk ka tonerë të mjaftueshëm madje as letra për printim, kjo shkak i dallavereve me tender sikurse ju ndodhë që nga fillimi i mandatit këtyre tenderomanëve të korruptuar.

Një shqetësim tjetër që duhet të potencojmë është se punëtorët të sigurimit të objekteve komunale janë duke punuar pa paga edhe pse ju është thënë se ata do jenë më komunën, e kjo nuk po ndodh, pasi që ata që punojnë në komunë marrin paga ndërsa punëtorët e sigurimit nuk paguhen, ku njëjtë vlen edhe për punëtorët e kompanisë së pastrimit “AMBIENTI” të cilët janë pa paga që 6 muaj.

Duke parë të gjitha këto parregullsi që po ndodhin në Komunën e Pejës, ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, kërkojmë nga organet përgjegjëse që të merren me rastet në fjalë, pasi që me këtë ritëm të dështimeve nga këta udhëheqës komunal të zhytur në krim ekonomik e moral, po dëmtohen Peja dhe qytetarët e sajë ku pastaj druhemi se pasojat do jenë vështirë të rikuperueshme”.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori