LAJMI I FUNDIT:

AAK-së në Prizren i bashkohen edhe 25 të rinj (Video)

AAK-së në Prizren i bashkohen edhe 25 të rinj (Video)

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren i janë bashkuar edhe 25 të rinj.

Aderimi i tyre u bë në një ceremoni në të cilën morri pjesë edhe lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, transmeton TV Prizereni. Në këtë ceremoni u shpërndanë edhe librezat e anëtarësimit për këta të rinj.


Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, tha se AAK e ka derën e hapur për të gjithë ata që i kontribuojnë zhvillimit të Prizrenit dhe Kosovës në përgjithësi në forma të ndryshme.
Ndërkaq, kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, tha se është inkurajuese besimi i të rinjve për partinë tonë.

Akti i sotëm tha ai demantojnë insinuatat që po shfaqin rivalet nga frika e rritjes sonë , duke aluduar në aderimin e para disa ditësh te një zyrtari të AAK-së në LVV.
Ai tha se aderime të ngjashme do të ketë edhe javët në vijim.

Leonard Prenaj, i sapoaderuar në këtë subjekt politik, beson fuqishëm se AAK është parti që mund të ndryshojë gjërat në të mirë të shtetit dhe popullit.

Pas kësaj ceremonie, në shenjë nderimi për viktimat e tragjedisë së Stambollit, Ramush Haradinaj, dhe pjesëmarrësit tjerë vizituan konsullatën turke në Prizren, duke u solidarizuar me popullin e Turqisë pas tragjedisë së fundit.

Gjatë ditës, Ramush Haradinaj, ka takuar edhe zejtarë të vjetër në Prizren, ndërsa për nder të muajit të Ramazanit, dega e AAK-së do të shtroj një iftar./Telegrafi/