LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: 750 mijë kosovarë janë të papunë

Abdixhiku: 750 mijë kosovarë janë të papunë

Analisti dhe njohësi i ekonomisë, Lumir Abdixhiku, në profilin e tij në Facebook ka kundërshtuar shifrat e të papunëve në Kosovë që i ka dhënë Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Paradokse numrash,


Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 1.2 milionë kosovarë të moshës së punës, plot 750 mijë llogariten si joaktiv – pra nuk kërkojnë punë. Kështu plot 63% e popullsisë fshihen nga llogaritja; numër që e vendosë Kosovën jonatyrshëm në Top 3-shin e botës për nga joaktiviteti.

Nga pjesa e mbetur prej 450 mijëve aktiv, 300 mijë llogariten të punësuar e vetëm 150 mijë të papunë; rrjedhimisht papunësia del të jetë vetëm 33%. Kosova, sipas kësaj llogaritje, i paska vetëm 150 mijë të papunë. Ky numër duket qesharak kur merren parasysh premtimet për 200 mijë vende të reja pune. Pra qenkan premtuar më shumë vende se pë çfarë paskemi nevojë.

Pavarësisht arsyetimeve të çfardoshme metodologjike, e vërteta është krejt ndryshe. Problemet sociale e ekonomike të Kosovës nuk zgjidhen me kalkulime lapsi e as me fshirje të plot 750 mijë kosovarëve. Ata janë megjithatë të papunë” (sic.), ka shkruar ai.