LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: Refuzimi i Demarkacionit, refuzim i paqes rajonale

Abdullahu: Refuzimi i Demarkacionit, refuzim i paqes rajonale

Zëdhënës i Qeverisë Faton Abdullahu, ka paralajmëruar për gabimet që do t’i bënte Kosova nëse deputetët nuk e votojnë ratifikimin e Demarkacionit.

“Refuzimi i votimit të demarkacionit do të ishte refuzim dhe ndërlikim i forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Abdullahu, në një postim në Facebook.


Postimi i plotë i Abdullahut:

“Demarkacioni dhe forcimi i paqes në rajon

Refuzimi i votimit të demarkacionit do të ishte refuzim dhe ndërlikim i forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon, përgjithësisht, do te ishte refuzim i forcimit dhe shtrirjes të pranisë gjeo-politike dhe ushtarake të NATO-s në Ballkan dhe për më shumë do të ishte refuzim i një mundësie unike të re gjeopolitike, sepse për herë të parë në histori Mali i Zi si vendi me traditë rirreshtimesh jo perëndimore ka shansin historik të behet pjesë e NATO-s.

Jo vetëm tërthorazi me mos shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi ne do ta prolongonim dhe komplikonim këtë proces të ri gjeopolitik e të rëndësishëm për rajonin dhe për vendin tone gjithsesi. Kjo bëhet edhe më brengosësh, sepse si të tillë dalim jo serioz dhe jo bashkëpunues institucionalisht me miqtë tanë, aq më shumë kur dihet se sajesa e humbjes së tokës është kauzë prej së cilës herët a vonë duhet të heqim dorë nëse bazohemi në fakte” , ka shkruar Abdullahu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori