LAJMI I FUNDIT:

Abrashi vizitoi fabrikën ‘Philippos Food’ në Podujevë, ku 300 punëtorë filluan punën

Abrashi vizitoi fabrikën ‘Philippos Food’ në Podujevë, ku 300 punëtorë filluan punën

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se mbi 300 punëtorë kanë filluar punën në fabrikën ‘Philipoos Food’ në Podujevë.

Sipas ministrit Abrashi, i cili ka vizituar këtë fabrikë, edhe qindra punëtorë të tjerë pritet të angazhohen me punë në këtë fabrikë


Abrashi ka thënë se ka biseduar me shtetas gjerman, të cilëve ua ka shpjeguar mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme.

“Mbrëmë, gjatë vizitës në fabrikë, takova njerëz të bizneseve e projekteve të mëdha, shtetas gjerman, që kishin ardhur të shohin fabriken, kushtet e investimeve si dhe të bërit biznes në Kosovë”, ka shkruar Abrashi.

“Atyre u shpjegova mundësitë dhe biseduam për një sërë projektesh që nënkuptojnë mijëra vende të reja pune”.

“Jam i sigurtë që investimet tani po krijojnë rrethana të reja dhe po nxisin zhvillimin e vendit, prandaj në funksion të kësaj, jam në dispozicion 24 orësh që ta promovojë vendin dhe projektet strategjike”, ka shkruar ai. /Telegrafi/