LAJMI I FUNDIT:

AC Schnitzer paralajmëron paketë të re për BMW Serie 7 (Foto)

AC Schnitzer paralajmëron paketë të re për BMW Serie 7 (Foto)

Kompania e specializuar për modifikimin e modeleve të BMW-së, AC Schnitzer, paralajmëron paketën e dedikuar për modifikimin e serisë së re 7.

Kjo paketë ende nuk është e kompletuar, por duket se momentalisht në dispozicion janë rrotat e reja prejalumini, disa elemente për eksterier, disa detaje tjera nga kromi, etiketën “AC Schnitzer”, si dhe tepihët e rinj dhe pedalet nga alumini, transmeton Koha.net.


Ky është vetëm fillimi, por më vonë në dispozicion do të jetë edhe paketa për përforcimin e motorit, aerodinamikën, amortizatorët e modifikuar, sistemi i shkarkimit të gazrave si dhe interier i modifikuar.