LAJMI I FUNDIT:

Adelina mbron Kaosat: Tuna, nuk je askush

Adelina mbron Kaosat: Tuna, nuk je askush

Këngëtarja shqiptare, Adelina Berisha, i është bashkuar luftës së fjalëve nëpër media mes rep grupit Kaos dhe Tunës, duke ia kujtuar kësaj të fundit se nuk është askush dhe se fama sikurse që e ka arritur ajo mund ta arrijë secila femër.

Ditë më parë raportuam se Tuna kishte kritikuar këngën e re të Kaos dedikuar prindërve të tyre, “Ngoje Zemrën Tem”, duke thënë se ajo është një këngë orientale e zakonshme e zhanrit turk.

Kjo nuk ishte pritur mirë nga reperi Lumi B i grupit Kaos, që me përkrahjen e fansave në Twitter ia ka kujtuar Tunës se famën e arriti pas hitit me Kaos dhe se është më mirë që të arrihet suksesi me këngë orientale se sa me prekje te pjesëve intime.


Dhe, kësaj lufte mediale po i bashkangjitet edhe Adelina Berisha. Ajo në një prononcim ekskluziv për Telegrafin ka thënë se është e të njëjtit mendim me Kaos-at, duke thënë se kënga është shumë e mirë dhe madje është shumë më mirë se sa suksesi me anë të prekjeve të gjesteve intime.

“Kënga e re e Kaos është e mrekullueshme, është me të vërtetë këngë e bukur. Pos që kam pasur bashkëpunim të frytshëm me ta në të kaluarën, ata gjithmonë kanë treguar se kanë cilësi të jashtëzakonshme në hip hop skenën shqiptare”.

“Ata nuk duhet të brengosen për kritikat e Tunës. Është shumë më mirë që të arrihet sukses me një këngë të stilit turk se sa të krijosh famë me anë të prekjeve të pjesëve intime. Ia kujtoj Tunës se nuk është askush dhe se me ato gjeste provokative secila femër mund të bëhet e famshme”, ka deklaruar Adelina.

Kaos kanë lansuar pak ditë më parë këngën e tyre të re “Ngoje Zemrën Tem”, që është pritur jashtëzakonisht mirë jo vetëm nga fansat, por edhe nga kolegët të cilët gjithnjë e më shumë në numër po mbrojnë vlerat e rep grupit. /Telegrafi/