LAJMI I FUNDIT:

ADN, hapësira e re digjitale

ADN, hapësira e re digjitale

Me rritjen e hapësirave tona digjitale në hard disqet eksternale, në të njejtën kohë shohim edhe rritjen e sasisë së informatave që duhet të ruhen.

Zbuluesit e teknologjisë janë duke bërë kërkime të reja mbi këtë çështje. Së fundi ata janë duke zbuluar pajisjen më të mirë për regjistrimin e të dhënave:ADN-në njerëzore.

Ata kanë koduar informata të ndryshme në ADN, duke përfshirë 154 sonete të Shekspirit, një studim shkencor dhe formatin audio 26 sekondësh të fjalimit të Martin L. King, “I Have a Dream”.


Si ruhen informatat digjitale në ADN? Së pari, konvertohen kodet binare në alfabetin 4-shkronjësh të ADN. Më pas, makinat e ndryshme mund të lexojnë kodin e ADN-së dhe të nxjerrin të dhënat e koduara.

Leximi i këtyre të dhënave u ka marrë shkencëtarëve rreth dy javë, por me përmirësimin e teknologjisë, koha e leximit do të shkurtohet. Ruajtja në ADN do të përfshijë më shumë informata të cilat nuk kanë nevojë të lexohen shpesh. /Telegrafi/