LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentët postojnë video duke e demoluar hotelin (Video)

Adoleshentët postojnë video duke e demoluar hotelin (Video)

Disa adoleshentë të paemëruar, kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në një hotel që ndodhet në Sydney të Australisë dhe filmimin e kanë postuar në Snapchat.

Grupi kishin paguar 1,500 dollarë për një natë, por para para se të largohen i kanë kryer këto veprime të degjeneruara, transmeton Telegrafi.


Në videon e postuar më poshtë, shihet njëri që e thyen abazhurin me konin e trafikut, si dhe tjetri që hidhet dhe e shkatërron derën.

Agjencia që merret me lëshimin e dhomave të hoteleve me qira, po kërkon nga Policia që të ndalohen këta të rinj të pasjellshëm. /Telegrafi/