LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani spiun i SHBA-së detyrohet të bëjë ulje emergjente në Rusi

Aeroplani spiun i SHBA-së detyrohet të bëjë ulje emergjente në Rusi

Një “aeroplan spiun” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është detyruar që të bëjë ulje emergjente në Rusi, transmeton koha.net.

Aeroplani vëzhgues Boeing OC-135B ishte duke fluturuar në një mision mbi Siberi, ashtu siç lejohet në bazë të Traktatit të “Qiellit të Hapur”, kur u raportua se ka një problem në marshet për uljen e aeroplanit.


Aeroplani i paarmatosur ka bërë një aterrim urgjent në aeroportin Khabarovsk, por burimet ushtarake ruse kanë vënë në dyshim nëse anomalia teknike që raportohej ishte e vërtetë.

Zyrtaret e aeroportit kanë konfirmuar uljen emergjente në pistën e tyre, e cila është afër kufirit me Kinën.
Sipas burimeve të ushtrisë ruse kjo anomali “nuk ishte e rastësishme”, dhe thonë se ka lidhje me stërvitjet ushtarake që janë duke u mbajtur në ato zona.

planmi