LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti merr çmim për shërbime dhe menaxhim

Aeroporti merr çmim për shërbime dhe menaxhim

Përmirësimet e vazhdueshme të operimeve për pasagjerët, kompanitë ajrore dhe partnerët e biznesit, në menaxhimin e kualitetit i sollën aeroportit “Adem Jashari” tri certifikatat tani të njohura zyrtarisht nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim ISO.

Certifikata e parë ISO 9001 iu dha aeroportit për rritjen dhe përmbushjen e standardeve të kualitetit. Aeroporti u certifikua me ISO 14001 për sistemin e menaxhimit të ambientit përderisa ISO 10002 është për menaxhimin të sistemit të ankesave drejt përmbushjes së kënaqshmërisë së klientëve që është edhe njëra ndër prioritetet e kompanisë Limak Kosovo International Airport.

Mertol Genc, Drejtor Gjeneral i LKIA-s theksoi se marrja e kësaj certifikate është një moment historik i rëndësishëm. “Certifikata na bën të ndihemi krenar drejt përmbushjes së vizionit tonë për zhvillimin e ANP’Adem Jashari‘ LKIA si një korporatë vërtetë e klasës botërore duke siguruar operime efikase të kualitetit të lartë dhe të fokusuara drejt klientëve dhe duke kontribuar kështu edhe në prosperitetin e Kosovës”, tha Genc. /Telegrafi/