LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Prishtinës nuk do të hapet deri në mesditë

Aeroporti i Prishtinës nuk do të hapet deri në  mesditë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, vazhdon të jetë i mbyllur që nga mbrëmë për shkak të daljes nga pista të një aeroplani të linjës Turkish Airlines.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se aeroporti nuk do të hapet para mesditës.


Në aeroplanin i cili doli nga pista kanë qenë 143 pasagjerë të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.

Më poshtë postimi i plotë i Garës:

Te nderuara media,
Ju njoftojme se ne vazhdimisht jemi duke punuar qe aeroporti te hapet sa me shpejt dhe fluturimet te realizohen sipas planit.
Per momentin aeroporti nuk do te hapet para mesdites. Lusim te gjithe qytetaret qe per fluturimet e tyre perkatese te qendrojne me web faqen e aeroportit www.airportpristina.com per info shtese apo te jene ne kontakt me kompanite e tyre ajrore.