LAJMI I FUNDIT:

Afërdita Dreshaj ngushëllon Dianën

Afërdita Dreshaj ngushëllon Dianën

Ish Miss Kosova ka ngushëlluar pasardhësen e saj, Diana Avdiu, e cila përfaqësoi Kosovën denjësisht në Miss Universe.

“Wow Diana Avdiu zemra ime e ke merituar me qenë në top 5! Por, je fituese për ne”, me këto fjalë, Afërdita ka ngushëlluar kolegen e saj e cila nuk arriti të kurorëzohet me çmimin e madh.

Vitin e kaluar, Afërdita ishte Missi i parë që arriti atë sukses, duke hyrë në rrethin më të ngushtë në Miss Univers dhe ende po e mban atë epitet.


Edhe pse Diana u preferua nga shumë njerëz anë e mbanë botës, si dhe disa pjesëtarë të jurisë, ajo u zgjodh vetëm si Miss Fotogjenia, dhe hyri në top 13-shen e më të bukurave të botës. /Telegrafi/