LAJMI I FUNDIT:

Afrim Muçiçi i sigurt: Prishtina kampione, do ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në Evropë

Afrim Muçiçi i sigurt: Prishtina kampione, do ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në Evropë

Prishtina nuk është në krize. Disfata kundër Trepçës ’89 ishte vetëm një kiks. Prishtina në fund të sezonit do të jetë kampione e Kosovës.

Kështu mendon nënkryetari i FC Prishtinës, Afrim Muçiqi. Ai në një intervistë për KosovaPress, është shprehur i kënaqur me ecurinë e skuadrës ‘bardhekaltër’ në këtë sezon të garave. Muçiqi është i bindur se pas humbjes kundër Trepçës ’89, Prishtina do të jetë edhe më e fortë.


“Prishtina ka filluar mirë, ka filluar furishëm prej Superkupës që fituam, pastaj tetë xhiro pa humbje, xhiron e nëntë e bëmë një ‘kiks’ të vogël, por mendoj se nuk është ndonjë shqetësim, ne kemi pritur së një ditë do të vijmë një humbje, sepse futbolli është i pakuptimte nëse gjithmonë fiton, kështu që nuk është ndonjë shqetësim, kjo për ne është një mobilizim shtesë dhe besoj së në xhirot e ardhshme do të ketë mobilizim të katërfishuar, kështu që nuk do të bëjmë asi gabimi. Sa i përket ndeshjes së fundit mendoj se Trepça ’89 ka qenë më e mirë se ne dhe vetëm ju uroj suksese, kjo është bukuria e futbollit”, ka thënë Muçiqi.

Ai thotë se ky sezon është më i mirë se kampionatet e kaluara. Sipas Muçiqit, pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA, ka bërë që disa nga klubet e Kosovës të organizohen më mirë. Ai thekson se dalja e skuadrave tonë në Evropë sjell përfitime financiare, por sipas tij, edhe në këtë drejtim përfitojnë edhe futbollistët tonë që do të kenë mundësinë t’i tregojnë vlerat e tyre në rrafshin ndërkombëtare.

“Pas pranimit në UEFA e FIFA mendoj se çdo klub duhet të vetëdijesohet, të bëjë organizime sa më të mira, këtu po shihet se disa klube e kanë marrë seriozisht këtë punë. Mendoj se është një kampionat pak më i mirë se viteve të kaluara tjera hiq disa ekseseve që kanë ndodh në javën e fundit, e që absolutisht i qesin hije të zezë futbollit të Kosovës dhe mendoj se duhet te merren masa shumë të rrepta, sepse dihen rregulloret dhe kriteret që i bën FIFA dhe UEFA, kështu që mendoj se është një nga kampionatet pak më të mira dhe më të organizuara se herave të kaluara, sepse çdo kub tash veç e ka pa interesin e vet, edhe financiar dhe prezantimin në arenën ndërkombëtare, kështu q kjo është një shanse e mirë edhe për klubet dhe futbollistët që të tregojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar ai.

Njeriu i dytë i klubit më të madh në vendin tonë, është i bindur se Prishtina do të jetë kampione e Kosovës, dhe sipas tij, kryeqytetasit do ta përfaqësojnë denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Është padiskutueshme, Prishtina do të jetë kampion, sigurisht se do të jetë pjesëmarrëse në futbollin evropian, sepse është klubi më i madh shqiptar, e deshëm apo s’e deshëm, është klub më i organizuar, është klub i cili është në përfundim të gjitha proceduarve për licencim, sepse t’i kot mund të jesh i pari apo fitues i Kupës në rast se nuk i kë të kryera obligimet që kërkohen dhe kriteriumet që janë shumë strikte nga shtëpia e futbollit botëror, kështu që ne atë drejtim Prishtina është shumë mirë dhe mendoj se do të përgatitemi, do të jemi kampion i Kosovës, do ta përfaqësojmë denjësisht futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka pohuar Muçiqi.

Ai ka folur edhe për punimet që po bëhen në stadiumin e Prishtinës. Muçiqi nuk beson se stadiumi do të jetë i gatshëm vitin e ardhshëm pas rekomandimeve që janë bërë nga UEFA.

“Kanë filluar punimet në mënyrën më të mirë të mundshme, kanë ardhur disa rekomandime nga UEFA dhe FIFA, duhet të bëhen ndryshime, ato ndryshime faktikisht lypin kohë, sepse është punë e prokurimeve, tenderimeve dhe ku ta di unë, sepse ne nuk jemi të përzierë në atë projekt, mirëpo unë jam shumë skeptik se vitin e ardhshëm do të kryhet stadiumi për arsye se tash kanë dalë rekomandime tjera ku do të bëhen përmisime të jashtëzakonshme”, tha ai.

Nënkryetari i FC Prishtinës thotë se në klubin e tij do të vazhdohet me ndryshime pozitive. Sipas Muçiqit, Prishtina kaherë ka nisur më ndryshime dhe do të vazhdojë në mënyrë që kjo skuadër të jetë e gatshme për sfidat ndërkombëtare. Muçiqi tha se ardhja e trajnerit gjerman ka futur një frymë të re në klub.

“Ne kemi filluar ndryshimet kaherë, edhe sivjet kemi bërë ndryshime të jashtëzakonshme. Kemi pruar një trajner sportiv gjerman, i cili ka kryer një frymë të re, pastaj kemi marrë futbollistët të cilët kanë një bagazh të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Mendoj se Prishtina nuk do të ndalet, do të ketë ndryshime edhe të tjera dhe me pranimin dhe pjesëmarrjen në Kupat e Evropës normalisht se duhet më ditë se ky është kapacitet ynë dhe duhet të mendojmë që ketë kapacitet t’i rrisim dhe thjesht të ofrojmë akoma futbollistë dhe kuadro të cilat më të vërtetë dinë se çka është Evropa, e kanë shijuar Evropën, i dinë rregulloret së çka kërkon Evropa e tjera e tjera. Do të thotë se kemi rastin e fundit, ku përfaqësuesit e UEFA na i dhanë sugjerimet e veta, edhe për shtëpinë e madhe të futbollit të Kosovës, ku duhet të lirohen vendet e politikes e tjera e tjera, do të thotë kjo duhet të jetë edhe nëpër klube që do të mos ketë konflikt të interesave dhe të jenë vërtetë njerëz të sportit, njerëz që kanë dhënë kontribut, njerëz që kanë civie të pastër dhe në momentin kur shkohet të aplikohet për një vizë për cilindo shtet të Evropës të mos kemi problem, sepse do të kishte më qenë anumaliteti më i madh në rast së një ambasadë në Kosovë ta kthen një përgjigje negative për një përfaqësues të klubit apo të federatës, të referëve apo kush do qoftë”, ka thënë Muçiqi.

Ai është i bindur se Prishtina është në rrugën e duhur për krijimin e një skuadre të denjë dhe cilësorë. Muçiqi beson se shumë shpejtë Prishtina do ta kthejë namin e dikurshëm.

“Unë mendoj se Prishtina e dikurshme do të kthehet. Nuk është çështje e viteve, mendoj se është çështje mujesh, sepse në rast se jemi në Evropë vitin e ardhshëm, në sezonin 2016-17 ma merr mendja se Prishtina do të jetë ajo Prishtina e viteve të kaluara, sepse është një eufori dhe se ky popull e do shumë futbollin, është pa shumë mirë në ndeshjen e parë kundër Haitit që ka bërë përfaqësuesja e Kosovës në Mitrovicë, do të thotë nuk i ka zënë stadiumi, por mos të harrojmë edhe organizmin e Prishtinës me yjet që luajnë në Evropë, ku kanë qenë mbi 20 mijë spekatorë, kështu që Prishtina do të kthehet, por nuk do të thotë se do të kthehet vetëm Prishtinë, por do të kthehen edhe klubet tjera, sepse qytetarët e Kosovës e donë futbollin dhe mendoj se gjithmonë do të jenë në stadiume, por normalisht se edhe kërkojnë kualitet”, ka përfunduar Muçiqi.

Prishtina sot në ‘Agron Rama’ sfidon Trepçën në javën e dhjetë të Vala Superliga e Kosovës. Muçiqi është i bindur se Prishtina në duel me ‘xehetarët’ do t’u kthehet fitoreve. /KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori