LAJMI I FUNDIT:

Afrim Zeqiri do të marrë 116 mijë euro kompensim

Afrim Zeqiri do të marrë 116 mijë euro kompensim

Gjykata Komunale në Prishtinë ia ka njohur pjesërisht padinë e ushtruar nga avokatët mbrojtës të Afrim Zeqirit. Nga 420 mijë eurot e kërkuara në emër të dëmit material dhe jo material kjo Gjykatë ka marrë vendim që t’i kompensojë Zeqirit 116 mijë euro. Mbrojtja ka kërkuar ekzekutimin e lëndës nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pas shumë peripecive, seancave gjyqësore, kontrollimeve mjekësore, shtjellimit të shumë provave, dëgjimit të dëshmitarëve dhe rrëfimit të vet Afrim Zeqirit, mbrojtja e tij tashmë është në prag të finalizimit të pjesshëm të padisë së ushtuar në vitin 2009 për kompensimin e dëmit material dhe jo material për 617 ditët që Afrim Zeqiri kishte qëndruar padrejtësisht nëpër burgjet e UNMIK-ut, KFOR-it.

Njëri nga avokatët mbrojtës Masar Morina tha për rajonipress se e kishin refuzuar me kohë ofertën e Departamentit të Drejtësisë në Prishtinë (UNIMK) e cila i kishte ofruar Afrimit një pagesë si dëmshpërblim në vlerë të 5842 eurove.


“Nuk e kemi pranuar këtë ofertë dhe menjëherë kemi bërë padi në Gjykatën Komunale në Prishtinë qysh në vitin 2009. Pas shumë seancave , pas shumë provave të shtjelluara kjo Gjykatë nga kërkesa jonë prej 420 mijë eurove i ka pranuar në emër të dëmit material dhe jo material rreth 116 mijë euro” , sqaroi Morina.

Avokati Morina tha se në këtë shumë hynë dëmet psikike, vuajtjet në burg, prestigji jetësorë , traumat , frika etj. Morina tha se në favor të Afrim Zeqirit në Gjykatën Komunale ka dëshmuar eksperti dr. Skënder Boshnjaku, i cili ka dhënë dëshmi në favor të vuajtjeve që ka pësuar Afrim Zeqiri në të gjitha burgjet e Kosovës.

Avokati tjetër mbrojtës i Zeqirit, Bajram Kadriu thotë se edhe kompensimi prej 116 mijë eurove është e vogël krahasuar me vuajtjet shpirtërore dhe fizike që ka përjetuar nëpër burgjet e UNMIK-ut dhe KFOR-it, Afrim Zeqiri.

Vetë Afrim Zeqiri tha se e ka refuzuar kompensimin e UNMIK-ut sepse ishte fyes dhe jokorrekt.

“Vetëm lotët e nënës sime kanë aq vlerë e mos të flas për pasojat tjera që më montoi UNMIK-u duke më shpallur vrasës dhe kriminel. Kjo njollë nuk hiqet lehtë, por e vërteta që u dëshmua në gjyq megjithatë ishte një rehabilitim shpirtëror për mua dhe familjen time të gjerë. Fatmirësisht loja e Beogradit dhe UNMIK-ut dështoi gjatë seancave sepse në rastin tim është atakuar Kosova dhe populli i saj”, tha Zeqiri.

Ndryshe, Afrim Zeqiri për herë të parë pas daljes nga burgu ka ushtruar një padi në Gjykatën Komunale të Gjilanit në vitin 2004 , por kjo Gjykatë e refuzoi kërkesën e tij për dëmshpërblim me arsyetimin se nuk ishte kompetente.

Afrim Zeqiri më vonë i është drejtuar Departamentit të Administratës Gjyqësore në Prishtinë(UNMIK) e cila i kishte ofruar një shumë simbolike prej 5842 eurove, shumë të cilën Zeqiri e kishte refuzuar.

Ai është arrestuar më 29 maj 2000 dhe është liruar si i pafajshëm më 11 shkurt 2002.

Avokati Bajram Kadriu thotë se paralelisht kësaj janë duke e përgatitur komplet dosjen për rastin Zeqiri , e cila pasi të shteren të gjitha procedurat e instancave gjyqësore në Kosovë atëherë lënda do të dorëzohet edhe në Strasburg. “UNMIK-u mund të ulet në bankën e të akuzuarve në Strasburg sepse ishte Bernard Kochner dhe Hans Hakerup që dy herë ua kishin vazhduar paraburgimin Afrim Zeqirit pa kurrfarë vendimi të Gjykatës.

“Ne edhe atëherë kemi konstatuar se kjo ndërhyrje e UNMIK-ut ishte vrasje e drejtësisë në Kosovë”, thotë Kadriu.

Sipas Bajram Kadriut dosja e Afrim Zeqirit do të tmerronte Gjykatën e Strasburgut sepse në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për një individ sepse rasti i Zeqirit është trajtuar në nivelet më të larta të OKB-së.

Madje është i njohur “Kodi Zeqiri” i cili u shpik nga këshilltari ligjor i Kofi Ananit vetëm që tu jepte kompetenca prokurorëve ndërkombëtarë në Kosovë. Derisa ishte në paraburgim Afrim Zeqiri ka përjetuar trysni psikike, është mbajtur në arrest në Kampin “Bondstell”, në Burgun e Mitrovicës, në burgun e Prishtinës, dhe të Gjilanit.

Gjatë kësaj kohe në pyetje është marrë me qindra herë. Mbajtja në paraburgim si i pafajshëm ia ka humbur prestigjin në shoqëri dhe në jetë duke pasur për bazë veprat penale që i viheshin në barrë thotë Kadriu. “Terroristi gjakftohtë” tash është i martuar, dhe ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori