Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, së bashku me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kanë marrë pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovë”, që realizua në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit, në të cilin jeton komuniteti Rom e Ashkali.
Ministri Agani, me këtë rast tha se kjo ditë është ditë e rëndësishme për Kosovën, pasi që sipas tij, po dëshmohet fuçia e madhe e shoqërisë tonë për tu kujdesur për mjedisin.
“Kësaj iniciative i janë bashkangjitur mbi 60 mijë qytetarëve në 200 lokacione me bashkimin e përfaqësuesve të institucioneve qendrore, lokale, ndërkombëtare, shoqërisë civile, organizatës Let’s do it, kemi dëshmuar se jemi qytetarë me vlera evropiane.
Në anën tjetër kjo deponi mbrapa flet për atë se e kaluara dhe disa shprehi të këqija po na pengojnë që me zor te themi se jemi qytetarë evropian”, u shpreh ai.
Agani, theksoi se kjo nuk duhet të ndodhë më që të kemi këso deponish ilegale, të cilat e cenojnë shëndetin e fëmijëve dhe shëndetin publik në përgjithësi.
Ndërsa, Përfaqësuesi i BE-së, Zhbogar, tha se jemi bashkangjitur këtij aksioni në mënyrë që të kemi mjedis më të pastër.
“Kam fjalë miradije për këtë aksion. Kemi mbi 60 mijë vullnetarë që iu janë bashkangjitur kësaj iniciative. Jam shumë i kënaqur që kemi ministrin Agani këtu me neve dhe po ceket seriozisht rëndësia e mbrojtjes së mjedisit. Nevojitet që mësimdhënësit ta në mësojnë se si ta mbrojmë ambientin, që mos të hedhim gjithçka, ti riciklojmë gjërat”, deklaroi ai.
Zhbogar, më tej deklaroi e Bashkimi Evropian e ka mbështetur gjithmonë Kosovën dhe do të vazhdojë ta mbrojë Kosovën sa i përket mbrojtjes së mjedisit.
Kurse, Koordinatori i iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, tha se pastrimi i Kosovës po vazhdon edhe në këtë fshat njëjtë sikurse në të gjithë Kosovën.
“Gjendemi në Plemetin, një lagje e cila fatkeqësisht është shumë e ndotur me plotë mbeturina gjithandej. Kjo nuk është mënyra se si banorët sillen karshi mjedisit. Nuk është një pamje e mirë as për institucionet, për qeverisjen lokale. Kryetari do të angazhohet që kjo pamje mos të shihet më këtu”, theksoi ai.
Më tej, ai deklaroi se kësaj iniciative i janë bashkuar mbi 60 mijë qytetarë.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se bashkërisht do ta pastrojmë Kosovën në mënyrë që të duket ambienti i bukur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Rinovohen ambientet e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?