LAJMI I FUNDIT:

Aganit i dështon mbledhja e partisë, ku do t’i kërkohej deputetes Demi që të votojë pro Demarkacionit

Aganit i dështon mbledhja e partisë, ku do t’i kërkohej deputetes Demi që të votojë pro Demarkacionit

Mbi kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani rëndon aktakuza për rastin “Stenda”, ku ai akuzohet për shkak të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas ngritjes së aktakuzës ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit, por jo edhe nga ajo e kryetarit të partisë prej ku po i shërben koalicionit qeverisës me PDK-në e LDK-në, sidomos për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.


Me kërkesën e tij të hënën është tentuar të mbahet një mbledhje e Kryesisë së PD-së, për të marrë qëndrim për votim ‘pro’ Demarkacionit nga deputetja Labinotë Demi – Murtezi, mirëpo kjo mbledhje ka dështuar pasi që Agani nuk ka arritur ta bëjë kuorumin e Kryesisë.

“Edhe pse deputetja jonë në Kuvendin e Kosovës, Labinotë Demi – Murtezi, është deklaruar publikisht se do të votoj kundër demarkacionit me Malin e Zi në versionin e tashëm, kryetari Agani ka thirr një mbledhje të Kryesisë për të marrë qëndrim partia për këtë dhe rrjedhimisht për t’i bërë presion deputetes. Mirëpo, shumica e anëtarët të kryesisë e kanë bojkotuar këtë mbledhje dhe nuk ka pasur kuorum për t’u mbajtur”, thotë një burim i Telegrafit nga PD-ja.

Telegrafi mëson se as deputetja Labinotë Demi – Murtezi nuk ka shkuar në mbledhje e djeshme të thirrur nga Agani.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me deputeten Demi rreth kësaj çështje, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Ky veprim i Ferid Aganit bëhet vetëm disa ditë para se gjykata ta mbajë seancën e shqyrtimit fillestar, ku pritet të kërkohet që lënda e Aganit të ndahet nga lënda e të akuzuarve të tjerë.

Partia e Drejtësisë më parë kishte marrë qëndrim që të mbetet në vullnetin e deputetes Labinotë Demi – Murtezi votimi për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, por që i ishte rekomanduar të ketë vëmendje të shtuar dhe t’i analizoj të gjitha faktet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori