LAJMI I FUNDIT:

Agjenti konfirmon kalimin e Hartit në Torino

Agjenti konfirmon kalimin e Hartit në Torino

Agjenti i Joe Hart konfirmon se portieri i Manchester Cityt do të bashkohen me Torinon me huazim dhe sipas tij kjo punë është bërë.

Reprezentuesi anglez ka qenë gjithnjë i lidhur me Torinon në ditët e fundit dhe është raportuar në këtë mbrëmje se City kanë dhënë pëlqimin e tyre për një transferim.


Gazeta italiane, Tuttosport ka kontaktuar agjentin e lojtarit, Jonathan Barnett, i cili ka konfirmuar se klienti i tij do të bëjë nesër testet mjekësore me Torinon.

Lojtarët që dëshpërimisht janë në kërkim të një skuadre (Foto)
Lexo po ashtu Lojtarët që dëshpërimisht janë në kërkim të një skuadre (Foto)

“Po, Joe Hart do të luajë për Toron. Kjo është bërë e gjitha, portieri i tha ‘po’ Torinos dhe tani Manchester City i kanë dhënë dritën jeshile. Kjo është e gjitha e vërtetë, ajo është e siguruar. Nesër Hart do të ketë një test mjekësor në Torino”, ka thënë Barnett për Tuttosport, transmeton Telegrafi.

Mbështetur në këto fjalë, Sky Sports UK dhe The Guardian po raportojnë se Hartit i është dhënë leja për të lënë kampin e Anglisë këtë mbrëmje. /Telegrafi/