LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon sulmin mbi gazetarin Halili, i ofrohet ndihma ligjore pa pagesë

AGK dënon sulmin mbi gazetarin Halili, i ofrohet ndihma ligjore pa pagesë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik të ndodhur ndaj gazetarit të Klan Kosovës, Vlorijan Halili.

“Organizata jonë është njoftuar se menaxheri i një prej këngëtareve kosovare së bashku me një kolegë të tij e ka sulmuar gazetarin Halili derisa ai po kryente punën si gazetar”, thuhet në reagimin e AGK-së.


AGK, nëpërmes këtij reagimi, inkurajon gazetarin qe t’i ndjek të gjitha procedurat ligjore.

“Njëherësh e ftojmë gazetarin Halili që të shfrytëzojë mundësinë që ia ofron AGK-ja për ndihmë ligjore pa pagesë. Pa asnjë hezitim, zyra ligjore që bashkëpunon me AGK-në do të jetë në dispozicion të gazetarit në fjalë”, përfundon reagimi i AGK-së.

Sulmi ndaj gazetarit Halili ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, pas një organizimi ku kanë marrë pjesë pothuajse e gjithë estrada shqiptare.