LAJMI I FUNDIT:

Ahmetaj: Investimet e huaja janë rritur

Ahmetaj: Investimet e huaja janë rritur

Janë prezantuar para gazetarëve shifrat e të ardhurave të katërmujorit të parë të këtij viti. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka theksuar se këto shifra rrëzojnë fabulën politike që investitorët e huaj janë larguar nga Shqipëria.

“Në periudhën janar-maj të 2016-s, janë rritur bizneset vendase dhe të huaja në Shqipëri”, deklaroi ministri i Financave.


Ndërsa lidhur me normën e papunësisë, Ahmetaj tha se tendenca për uljen e papunësisë është e lartë. Sipas tij, është rritur punësimi 4.8%.

“Papunësia është ulur me 0.4 %. Janë qytetarë që kanë gjetur punë. Norma e papunësisë mbetet akoma e lartë, por tendenca është në ulje. Edhe me përmirësimin e klimës së biznesit, trajektorja e uljes së papunësisë do të vazhdojë”, deklaroi Ahmetaj. /Telegrafi/