LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti-Suomalainen: Të kalohen paragjykimet

Ahmeti-Suomalainen: Të kalohen paragjykimet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka pritur ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Shkup, zonjën Nina Soumalainen dhe kanë biseduar për zgjedhjet, Marrëveshjen e Përzhinos dhe shumë çështje tjera, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lideri i BDI-së Ahmeti bashkëbisedoi me ambasadoren e OSBEsë mbi zhvillimet më të reja politike në Maqedoni dhe rajon, parakushtet për zgjedhjet, Prokurorinë speciale si dhe për rekomandimet që rrjedhin nga analiza e Marrëveshjes së Ohrit.


Pas anulimit të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 24 prill dhe 5 qershor, Ahmeti vlerëson që vendi nuk duhet të ballafaqohet përsëri me pasiguri të tilla që shkaktojnë jostabilitet institucional, por para se të diskutohet për zgjedhje, partitë duhet të dakordohen fillimisht që kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve janë plotësuar dhe që të gjitha palët do të marrin pjesë në proces.

Edhe çështja e pastrimit të listës zgjedhore edhe çëshja e mediave mund të adresohet në mënyrë efikase nëse nuk ka obstrukcione nga partitë politike.
Sa i përket analizës së Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti theksoi që partitë maqedonase duhet që të tejkalojnë paragjykimet e tyre në këtë drejtim, në veçanti kur bëhet fjalē për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në përputhje me Kushtetutën./Telegrafi/