LAJMI I FUNDIT:

Ai po të tradhton dhe këto janë shenjat sipas detektivit privat!

Ai po të tradhton dhe këto janë shenjat sipas detektivit privat!

Këta janë hapat që duhet të ndiqni për të zbuluar të vërtetën.

Luke Athens është një detektiv privat i cili njihet dhe si drejtuesi i firmës “Heartbreakers”. Në Daily Mail, ai tregon sesi ta kuptoni nëse partneri ju tradhton.


“Kur vjen puna tek të zbuluarit e tradhtive, intuita është arma më e fuqishme që keni”, u shpreh ai.

Megjithatë, përpos intuitës, janë dhe disa hapa të tjerë të cilët duhet t’i ndiqni për të zbuluar të vërtetën.

Hapi i parë është të kërkoni për ndonjë rezervim të pazakontë bilete. Mënyrë tjetër për të kuptuar nëse po ju gënjen rreth destinacionit të udhëtimeve të tij, është të shikoni matësin e kilometrave në makinë apo dhe nëse kilometrat e bëra i përshtaten distancës.

thinkstockphotos-467292596

Luke vazhdon me sugjerimet e tij duke thënë se edhe një kontroll në koshin e plehrave gjithashtu është një burim i mirë. Një faturë e një darke për dy veta, një pako boshe prezervativësh: Të gjitha këto janë shenjë e tradhtisë së tij.

“Njerëzit këto kohë janë shumë të fiksuar pas telefonit të tyre. Kështu që nëse ai e mban atë larg vetes, por edhe larg jush, atëherë është e sigurt që po fsheh diçka. Edhe llogaria bankare apo transaksionet bankare kanë aftësinë për të fshehur të vërteta. Por, më e rëndësishmja nga të gjitha, është ndryshimi i stilit të tij të jetesës.”

Nëse krejt papritur, ai nuk bën më të njëjtat gjëra si më parë, duhet të filloni të dyshoni!”, shprehet Luke Athens. /Telegrafi/