LAJMI I FUNDIT:

Akoma ka familje që  nuk kanë marrë dëmshpërblim për vërshimet e vitit të kaluar në Tetovë (Video)

Akoma ka familje që  nuk kanë marrë dëmshpërblim për vërshimet e vitit të kaluar në Tetovë (Video)

Edhe gati se një  vit pas vërshimeve të vitit të kaluar në Tetovë, një numër i madh i qytetarëve ankohen se lëre që nuk janë dëmshpërblyer por ka dhe të tillë që akoma nuk gjenden në listat e personave të cilët duhet të dëmshpërblehen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Me 14.08.2015 në mënyrë të dokumentuar i kemi bërë kërkesat në Komunë, për dëmshpërblime për dëmet në fakt prej vërshimeve, sot është data 03.08.2016 akoma nuk ka dhe nuk jemi në lista fare, e jo më kompensim d.m.th. krejt është gënjeshtër”.


Në këtë mënyrë ka reaguar Jusuf Mustafai, banor i lagjes Dardania në Tetovë. Ai thotë se edhe pesë familje të tjera të kësaj lagje kanë të njëjtin hall, nuk kanë marrë kompensimin dhe nuk janë përfshirë fare në listën e dëmshpërblimeve. Mustafi thotë se këtë problem ia kanë shpjeguar edhe kryetares së komunës Teuta Arifi, por ende nuk ka zgjidhje.

“Përveç fjalëve të mira, asgjë konkrete, kohëve të fundit bile nuk dëshiron edhe që të takohet fare. Shkoj që ta kërkoj takim si qytetar i thjeshtë i Tetovës në agjendën e saj kur ka takime me qytetarët, nuk më pranon me pretekst se “Profesor ti flet shumë”, ka thënë ai për TV21.

Se a janë dëmshpërblyer të gjithë banorët e vendbanimeve të vërshuara, kryetarja e komunës, Teuta Arifi thekson se kjo çështje i takon komisionit të posaçëm qeveritar për vlerësimin e dëmeve dhe jo komunës. Sipas saj, komuna e Tetovës i ka kryer obligimet që ka pasur.

“Ka qenë komisioni shtetëror ai që ka bërë vlerësimin, dhe për çdo pakënaqësi duhet të që të drejtohen tek Komisioni shtetëror ndërkohë që çka do që është dërguar tek ne si mjet dhe si informatë për ta kaluar, ne i kemi kaluar të gjitha, për atë u siguroj“, ka theksuar kryetarja Arifi.

Por banorët thonë se komuna duhet tu ndihmojë dhe të ju gjej zgjidhje kërkesave të tyre, pasi siç thonë ata kishin marrë premtime për këtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori