LAJMI I FUNDIT:

Aksident në aksin Kukës- Kalimash, 3 të vdekur e 2 të plagosur

Aksident në aksin Kukës- Kalimash, 3 të vdekur e 2 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kukës- Kalimash. Burime nga policia konfirmojnë se dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, në afërsi të fshatit Kolsh, 8 kilometra larg qytetit të Kukësit. Por njëri prej të plagosurve ka humbur jetën pak minuta më vonë, sapo mbërriti në spitalin e Kukësit, duke e çuar në tre numrin e viktimave të këtij aksidenti.

Sipas policisë, mjetet e aksidentuara janë një kamion dhe një makinë tip fuoristradë, ndërkohë që dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Mësohet se viktimat udhëtonin në furositradën me targa AA 486 ED, nga Tirana drejt Kosovës, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre, transmeton BW.

Ndërkaq njëri prej të lënduarve është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa tjetri ndodhet në spitalin e Kukësit.


Momentalisht autostrada Kukës-Kalimash është e bllokuar, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

Në aksident mësohet se janë përfshirë gjithashtu edhe mjete të tjera, të cilat kanë pësuar dëmtime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori