LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku, një i vdekur

Aksident trafiku, një i vdekur

Një person ka humbur jetën të mërkurën në orët e mëngjesit në një aksident trafiku në magjistralen Prizren –Prishtinë, në një kthesë në Grykë të Carralevës.

Sipas hetimeve të para të policisë, viktima që drejtonte automjetin e tipit “Pikap” ka humbur kontrollin ndaj automjetit që e drejtonte, duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është ndeshur ballë përballë me një kamion të tonazhit të rëndë që vinte nga krahu i kundërt.

Po sipas policisë, në kohën e aksidentit ishte duke rënë shi, i cili ka mund të ndikoj në ngasje transmeton KP.


Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i tij është nxjerrë nga makina me ndihmën e zjarrfikësve për shkak të dëmtimit të madh. /Telegrafi/