LAJMI I FUNDIT:

‘Aksidentet’ e sikletshme që ndodhin në seks

‘Aksidentet’ e sikletshme që ndodhin në seks

Dihet që seksi është zbavitës dhe i paparashikueshëm. Përveçse eksitues dhe me plot cilësi të tjera që e bëjnë të zërë vendin e parë në diskutimet e njerëzve, një nga veprimet më të lashta të njerëzve, nganjëherë mund të shkaktojë aksidente dhe siklet.

Meqë femrat e kanë merak hijeshinë dhe koketerinë, kur vjen momenti që të përballen me këto gjëra, ose futen në panik, ose fillojnë të qajnë, ose fillojnë të vishen shpejt e shpejt dhe ia mbathin vrapit të turpëruara në drejtim të panjohur, por sigurisht, larg “përbindëshit” që i ka shkaktuar gjithë këto të këqija. Por, si të largoni pikërisht këto ndjesi turpi?


1. Dëmtime të vogla
Fillojmë me aksidentet më të lehta dhe më të thjeshta, që janë dëmtimet e vogla. Nga njëra anë, koka që godet me forcë murin, pikërisht në momentin kur partneri është duke u dhënë me mish e me shpirt pas seksit, nga ana tjetër, një rrëzim në momentin kur je duke u hedhur si panterë dhe për fat të keq, gjendesh si yll deti poshtë krevatit, flokët e kapur diku nën një bërryl (po pate vënë zgjatime, e pësove!). Të gjitha këto mjaftojnë të të shkaktojnë të nxira, ndonjë krisje brinje ose ndonjë ënjtje. Kërkojmë falje, por ka edhe më keq!

2. Periodat
Vazhdojmë me diçka më të rëndë dhe më të vështirë për t’u përballuar. Duhen edhe tre ditë të të vijnë periodat, gjë që do të thotë se mund ta shijosh ende seksin. Por, i ke bërë llogaritë pa hanxhinë dhe, ja ku shfaqen ngadalë-ngadalë njollat e para të gjakut! Gjëja më tragjike është se ekziston edhe errësira, të cilën ti e preferon dhe në momentin që bëni seks, askush nga të dy nuk vë re se ju ka ardhur një… vizitor i paftuar! Sigurisht, sapo të hapësh dritën do të shohësh se në shtrat (apo diku tjetër) është bërë një kasaphanë e vërtetë. Mos u trondit dhe mos bjer në panik. Ndërro çarçafët, bëni edhe një banjo dhe gjithçka në rregull. Nëse partneri vazhdon të jetë i shokuar…do t’i kalojë.

main-is-your-girlfriend-just-waiting-for-you-to-finish-

3. Tinguj
Gazra dhe tinguj do të dëgjohen gjithmonë gjatë seksit, kuptoje dhe pranoje. Kjo çështje ka të bëjë me ligjet e natyrës: Kur diçka hyn te diçka tjetër, atëherë gazrat do të dalin jashtë! Kjo nuk mund të ndodhë pa efektet zanore që e pasojnë! Gjithashtu, ndodh më rrallë, por ndodh, që gazrat të dalin andej nga dalin zakonisht, shkruan Intervista. E vetmja gjë që mund të bësh është të buzëqeshësh dhe thjesht, të kërkosh falje. E vëmë me bast se ai nuk e ka fare problem! Më kot e torturon veten me këto mendime.

4. Mungesë nishani
Në rregull, kjo mund të duket shumë qesharake, por mirë apo keq ka ndodhur shumë herë dhe sigurisht, me pasoja katastrofike. Nëse nuk e ke kuptuar ende, flasim për momentin e ejakulimit, kur partneri është duke shpërndarë “produktin” e vet në të gjitha drejtimet e mundshme. E keqja është se kur themi në të gjitha drejtimet, e kemi fjalën për të gjitha drejtimet, edhe në fytyrën tënde. Në këtë rast, të lutemi të mos fillosh të bërtiturat dhe sharjet, nuk e ka fajin ai i shkreti. Thjesht do të ishte mirë të bëje një bisedë me të rreth temës së…nishanit. Nëse nuk mund të frenojë lëngjet e trupit të tij, si mund ta frenojë dëshirën?

5. Probleme me lodrat seksuale
Në rregull, ti je seksi dhe lojcake, këtë e dimë. Problemi është që të bësh më shumë kujdes me lodrat seksuale që përdor, sepse, për fakt, të keq, ekziston gjithmonë mundësia e ngecjes… brenda. Në këtë moment, do të theksonim edhe një herë rëndësinë e lubrifikantit. Në realitet, nuk ka asgjë më keq sesa të ngecë diçka brenda teje, ti të panikosh, të përpiqesh me të gjitha mënyrat dhe të mos e nxjerrësh dot. Në këtë rast ekziston një mundësi e madhe që të përfundosh në spital. Harroje dhe vazhdoje jetën tënde normalisht. Nuk je as e para, as e fundit. /Telegrafi/

Ragazza sul divano

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori