LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti rëndë në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, dy të vdekur

Aksidenti rëndë në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, dy të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, pranë fshatit Mashkullorë, aty ku janë përplasur dy automjete, njëri tip furgon pasagjerësh dhe tjetri me targa të Kosovës.

Nga aksidenti raportohet të ketë së paku dy viktima, një grua dhe një fëmijë, ndërkohë që dyshohet që bilanci të rëndohet. Dëshmitarët në vendngjarje bënë të ditur se fëmija kishte mbetur i bllokuar në një nga mjetet, transmeton tch.


Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa kalimtarë të rastit janë përpjekur t’u japin ndihmën e shpejtë për njerëzit e plagosur.