LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet një familje, humb jetën në spital 12-vjeçari

Aksidentohet një familje, humb jetën në spital 12-vjeçari

Humbja e kontrollit dhe rrëshqitja në rrugë e një mjeti ka shkaktuar një aksident të rëndë, ku një fëmijë 12-vjeçar nuk mundi të mbijetojë, ndërsa 6 pjesëtarë të familjes së tij mbetën të plagosur. Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së dielës në rrugën Sarandë-Gjirokastër, pranë vendit të quajtur Qafa e Muzinës.

Feruz Lleshi drejtonte automjetin ku ndodhej bashkëshortja 39-vjeçare, 4 fëmijët e tij, 12, 10, 6 dhe 4-vjeç si dhe një vajzë e rritur 25-vjeçare. Ata po udhëtonin drejt Greqisë kur mjeti tip Golf goditi një autobus që transportonte 30 studentë nga Fieri.

Fëmija 12-vjeçar ndërroi jetë disa orë më pas në Spitalin rajonal të Gjirokastrës , ndërsa dëshmitarët tregojnë aksidentin. “Mjeti u përplas me autobusin, pastaj çfarë pamë ishte katastrofë”.

Ndihma e parë të lënduarve iu ka ardhur nga një mjeke polake e cila me ndihmën e disa udhëtarëve të tjerë ka nxjerrë dhe ka mjekuar të plagosurit deri në pritje të ambulancës. Asnjë prej 30 studentëve nuk ka mbetur i lënduar.

“Ne po ecnim shumë ngadalë por makina ndërkohë rrëshqiti dhe u përplas me autobusin”, tregon një student, i cili gjendej në autobus në momentin e aksidentit.

Policia nisi hetimin dhe gjeti që mjeti i aksidentuar ishte ndalur ne marshin e tretë, ndërsa drejtuesi i autobusit rezultoi negativ pas testit të alkoolit. Ndërkohë 6 të plagosurit u transportuan në Tiranë për një ndihmë më të specializuar. /Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori