LAJMI I FUNDIT:

Aktivizmi qytetar si subversion në optikën e pushtetit të sëmurë

“Ani lum baca, veç fjalë mos m’bo!” Kjo ka qenë një fjali, të cilën e kemi dëgjuar shpesh në skeçet humoristike të humoristit, Sevdai Radogoshi, në rolin e bacës Sylë. Përkundër humorit të trashë të këtij personazhi, në të shihej kulti i njeriut pasiv përballë situatave, të cilat ishin në kundërshti me atë që ai, në analfabetizmin e vet, e konceptonte si morale apo të drejtë. Thënë shkurtë, një njeri, i cili heq dorë nga të qenit gardian i drejtësisë dhe moralit, brenda habitatit të vet social, në këmbim të qetësisë.

Reagimet e pushtetit në Kosovë, ndaj aktivizmit qytetar, apo edhe përpjekjeve për të kultivuar një të tillë, të krijojnë idenë që ky lloj pushteti ka për qëllim krijimin e një shoqërie, e cila funksionon sipas formulës së personazhit të lartpërmendur. Pra, dorëheqje nga parimet, bindjet apo përpjekjet në këmbim të qetësisë. Ku qetësia në këtë rast, përkthyer në realitetin e shoqërisë sonë, i bie një vend pune në administratën publike – në rastin më të mirë; apo një pritje e pafund në stacionin e varfërisë, për trenin e sjellje-pështjelljeve “dipllomatike”, i cili të çon drejt “rehatimit” – në rastin më të keq. Dhe, më e keqja në këtë kob është se me rritjen e varfërisë në vend, servilët duhet ta rrisin forcën e duartrokitjeve për ta mundur melankolinë e turbofolkut dhe pseudo-gjithçkafit të korit ziplotë të pushtetit. E, në anën tjetër, të duartrokiturit e shohin varfërinë e popullit si mundësi për uljen e gojë-mbyllje-shpërblimeve, sepse ajo që dikur dukej e paktë, sot bëhet e mjaftueshme, në varfëri.


Akaparimi i vlerave qytetare, i çdo të mire publike, si dhe marrja në dorë e altoparlantit alarmues të qytetarisë, nga duart e gabuara, përdoret nga pushteti i tanishëm për të krijuar iluzionin që situata ende nuk ka shkuar matanë durimit të këtij populli. Në këtë mënyrë pushtetarët përdorin gjithçka që kanë në dorë (dhe ata po marrin gjithçka në dorë!) për të heshtur çdo zë pakënaqësie që merr trajta të aktivitetit në terren. Kështu po tentohet që aktivizmi qytetar të bëhet gur i Sizifit dhe secili i pakënaqur me politikën e tyre ngjyroset me ngjyra subversive për t’u dalluar nga kopeja e nënshtruar, e cila kullotë e shurdhër dhe e verbër, ndonëse e uritur.

Ajo që unë mendoj se do ta ndryshonte mendësinë tonë, e cila është e sëmurë dhe vazhdon të jetë e tillë si pasojë e ndikimit sugjestiv të mjedisit tonë social (poashtu të sëmurë), është arsimi dhe puna. Por, përderisa një arsim kualitativ do ta rrezikonte pushtetin, sepse vlera e rrezikon anti-vlerën, nuk mund të presim që pushtetarët do ta gropojnë “varrin” e vet. Ndërsa, kualiteti i punës tek ne, sidomos në shërbimet publike, çuditërisht shkon në disproporcion me numrin e njerëzve të angazhuar. Sepse, mendoj unë, sa më shumë njerëz të paaftë që do të angazhohen për ta ndërtuar shtetin tonë, aq më i shpejtë do të jetë rrënimi i tij. Kështu që mund të themi se arsimi ynë gjithnjë e më shumë, po prodhon njerëz të manipuluar nga pushteti, dhe rrjedhimisht të aftë vetëm për t’i kontribuar estetikës së eksterierit iluziv përtej të cilit jeton populli më i varfër në Evropë.

Sado e lehtë që duket dorëheqja përballë këtij pushteti snob, i cili rinisë së këtij vendi nuk i jep asgjë pos arsyes për të ikur, dua të besoj në forcën tonë për t’u zgjuar nga gjumi, që ta mbrojmë ëndrrën!

Në trend

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Kalo në kategori