LAJMI I FUNDIT:

Aktorja vdes pas “seancave me kupa”

Aktorja vdes pas “seancave me kupa”

26-vjeçarja Xu Ting, nga Beijingu, ishte diagnostikuar me kancer limfatik në korrik dhe vdiq javën e shkuar.

Ajo kishte vendosur të mos i nënshtrohej kimioterapisë sepse kishte parë të tjerët të “torturoheshin” dhe përsëri kishin vdekur.


Në vend të saj, ajo zgjodhi hedhjen e kupave dhe futjen e gjilpërave, gjë që çoi në debat nëse këto terapi, ishin bërë shkak për vdekjen e saj ose jo, shkruan tvklan. Xu e kishte postuar sëmundjen e saj në rrjetet sociale me 9 korrik.

“E di se kimioterapia është shumë e dhimbshme dhe mund të vdes më shpejt për shkak të saj. Pra, nuk ka rëndësi sa gjatë mund të jetoj, dua t’i shijoj ditët e mbetura të jetës time të lumtura”, shkruante ajo.

Ajo postoi disa foto gjatë kurimit me terapi kineze dhe një të tillë dukej se gota të shumta ishin vendosur në shpinën e saj.

Në një foto tjetër dukeshin të çarat e lëkurës për të nxjerrë gjakun jashtë. /Telegrafi/

xu-ting

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori