LAJMI I FUNDIT:

Akuariumi me peshkaqenë shpërtheu në mes të qendrës tregtare (Video)

Akuariumi me peshkaqenë shpërtheu në mes të qendrës tregtare (Video)

As skenaristët më të guximshëm të Hollywoodit nuk do të mundnin ta përshkruajnë skenën që ndodhi në një qendër tregtare në Shangai, ku shpërtheu akuariumi 33 tonësh me peshkaqenë, e që la 15 njerëz të plagosur. Për fat të mirë, para se akuariumit të shkatërrohej, nuk kishte shumë njerëz, se përndryshe numri i të lënduarve do të ishte shumë më i madh.

Kamerat e sigurisë në qendrën tregtare "Shanghai Orient" kanë shënuar këtë ngjarje jo të zakonshme.

Disa vëzhgues qëndronin para akuariumit, pa ditur se xhami do të çahet. Në korridore papritmas u derdh sasi e madhe uji, bashkë me peshkaqenët.


Tash për tash nuk dihet se si ka ndodhur ky incident, ndërsa policia është duke punuar në zgjidhjen e çështjes.

Akuariumi me peshkaqenë dhe lloje të tjera të peshkut dhe kafshëve detare ishte atraksion në këtë qendër tregtare, për çka para çarjes qëndronin shumë njerëz për ta parë.

Tetë nga të plagosurit ishin klientë të qendrës, ndërsa të tjerët punonjës. Shumica e të lënduarve kanë shumë prerje në trup, meqë xhami ishte 15 centimetra i trashë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Kalo në kategori