LAJMI I FUNDIT:

Akuzojnë Berlusconin se po i blen votat

Akuzojnë Berlusconin se po i blen votat

Silvio Berlusconi akuzohet së fundmi nga kundërshtarët e tij se po kërkon të blejë votat në zgjedhjet e 24 dhe 25 shkurtit. Kreu i të majtëve, Pier Luigi Bersani e cilësoi veprimin e tij si mashtrim, ndërsa të majtët radikalë kërkojnë vënien e tij para drejtësisë për krim.

Akuzat lindën pas shpërndarjes me postë të disa letrave në rajonet përcaktuese të fituesit të zgjedhjeve, ku u premtohej heqja e taksës së banesës nga ana e partisë së Berlusconit, PDL.

Vetë ish-kryeministri italian ka nisur të kundërshtojë së fundmi taksën e banesës të vendosur nga qeveria Monit. Kjo taksë mbledh 0.4 për qind të kostos së banesës dhe nga Berlusconi konsiderohet e pandershme që rrit barrën ndaj ndërtuesve dhe shkel “shenjtërinë e shtëpisë”, transmeton TCH.


Ndërkohë, ish-prokurori i antimafias, që aktualisht drejton radikalët e majtë, Antonio Ingroia deklaroi se me letrën dërguar italianëve ku premton para në këmbim të votës, Berlusconi ka kryer krim ndaj duhet të vihet para drejtësisë.

Sipas kopjeve të siguruara nga mediat italiane, letra u paraqitet italianëve në formë zyrtare. “Njoftim i rëndësishëm; rimbursim i IMU2012 (taksa e banesës). Rimbursimi do të kryhet ose nëpërmjet llogarisë suaj bankare, ose do t’ju dorëzohet ju personalisht nëpërmjet shërbimit postar”, thuhet në letrën e shpërndarë nga PDL.

Letra është shpërndarë në rajonin e Sicilisë, Venetos, Kampanias dhe Lombardisë rajonet kyçe që përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori