LAJMI I FUNDIT:

Al-Qaeda tregon “hartën” e sulmeve të ardhshme

Al-Qaeda tregon “hartën” e sulmeve të ardhshme

Sipas një mesazhi të postuar në internet, grupi terrorist al-Qaeda kërcënoi me sulme të "tmerrshme" në Shtetet e Bashkuara, Francë, Danimarkë dhe vende të tjera evropiane.

Në mesazhin e një ueb-sajti xhihadistë, Ansar Al-Mujahideen, grupi terrorist thotë se “sulmet e ardhshme do të godasin në zemër shtetet e të pafeve”, si dhe ato shtetet që ndihmojnë Francën në shuarjen e kryengritjes në Mali.

Autori i panjohur i mesazhit, në mesazhin e titulluar "Harta e al-Qaedas dhe sulmet e saj të ardhshme”, pohon se sulmet do të kryhen individualisht dhe në grupe, dhe se do të përdorin veturat bomba.


Zyrtarët amerikanë thonë se janë duke e marrë seriozisht këtë kërcënim, njofton gazeta britanike Daily Mail.

Përveç Francës, si cak i sulmit janë SHBA, Franca, Danimarka dhe vende të tjera evropiane që e kanë mbështetur dhe ndihmuar Francën.

Mesazhi gjithashtu thekson se sulmet “nga të cilat toka do të dridhet" do të jenë “të forta, serioze dhe të tmerrshme" dhe se do kryhen nga individë dhe grupe. /Telegrafi/