LAJMI I FUNDIT:

Alarm i rremës për grabitje në Shkodër

Alarm i rremës për grabitje në Shkodër

Mesditën e së dielës, Policia e Shkodrës ka marrë informacion në sallën operative nga një telefonatë se katër persona të armstosur dhe me maska kanë hyrë brenda shtëpisë së një biznesmeni në lagjen “Partizani”.

Pas marrjes së këtij informacioni, forca të shumta të policisë dhe FNSh-së kanë rrethuar zonën dhe kanë hyrë brenda banesës, duke thyer bravën e derës.


Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet e ditur se nuk ka pasur të shtëna me armë gjatë hyrjes për në banesë dhe në momentin që policia ka hyrë brenda nuk është gjetur asnjë njeri, as familjarë apo të dyshuar si grabitës. Për momentin, sipas policisë, nuk është konstatuar asgjë e vjedhur apo e dëmtuar brenda banesës.

Afër vendit të ngjarjes policia ka shoqëruar një person që dyshohet të ketë informacion në lidhje me lëvizjet që mund të jenë bërë në pallat.

Në lidhje me ngjarjen policia ka ngritur dyshime paraprake së kemi të bëjmë me një informacion fals, por ndërkohë është duke u hetuar dhe pista e lëvizjeve të personave të maskuar rreth zonës per qëllime vjedhjeje. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori