LAJMI I FUNDIT:

Alba: Është shumë lehtë të luash me Barcën

Alba: Është shumë lehtë të luash me Barcën

Anësori i Barcelonës, Jordi Alba, ka thënë që është shumë e lehtë të luash për këtë klub pasi që lojtarët aty janë shumë kualitativ.

23 vjeçari që është produkt i akademisë së La Masias, iu bashkua Barcelonës nga Valencia për një shumë prej 14 milionë eurosh dhe tani ai është përshtatur shumë mirë në këtë klub.

”Është shumë e lehtë të luash këtu sepse lojtarët kanë aq shumë kualitet”.


”Këtu ka dëshirë të madhe për të fituar. Edhe mua edhe Songun të gjithë na kanë pritur shumë mirë dhe na kanë bërë të ndihemi si në shtëpi që prej se kemi ardhur”, ka thënë Alba për El Mundo Deportivo./Telegrafi/