LAJMI I FUNDIT:

Albert Berisha: Nuk jam terrorist, u dënova pa faj

Albert Berisha: Nuk jam terrorist, u dënova pa faj

Albert Berisha, i dënuar në shkallën e parë me tre vjet e gjysmë burgim për terrorizëm, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se nuk është terrorist – përkundër se është dënuar, gjykata ka dështuar të mbledh fakte për fajësinë e tij, kjo për arsye se as nuk ka të tilla.

Berisha ka thënë se e di arsyen përse u dënua, ndonëse s’kishte fakte.


“Nuk është se jam befasuar për arsye se tërë ai pompozitet medial disi është dashur që të arsyetohet. Megjithatë, nuk kam pritur dënim kaq të lartë për një vepër që nuk e kam kryer. Ka pasur shumë mungesa dhe zbrazëtira, por gjykata arriti në këtë përfundim, përkundër se vet aktakuza është kundërthënëse. Tre vjet e gjysmë nuk janë shumë për terrorizëm, por janë shumë kur nuk ke bërë asgjë. Unë nuk i përkas kësaj aktakuze”, tha Berisha.

“Një nga të metat e shumta të gjykimit ka qenë edhe grumbullimi i njerëzve që nuk janë njohur me njëri-tjetrin. Gjykimi në grup i bie që kemi vepruar si grup i organizuar kriminal, por ne as që njihemi. Unë as që i njoh të tjerët në këtë proces. Ka pasur persona që kanë pranuar se kanë qenë pjesë e ISIS-it, apo Al-Nusra-s, dhe janë dënuar me tre vjet, kurse unë s’kam pranuar fajësinë jam dënuar me tre vjet e gjysmë”.

“Në proces nuk na është dhënë mundësia që të paraqesim fakte. Por, ka njerëz që më kanë parë në udhëtimin tim dhe dëshmojnë këtë që po them unë”, tha ai.

“Po ashtu, ka persona të tjerë që janë atje me grupe joterroriste. I kam numrat e telefonit dhe ata kanë shprehur gatishmërinë që të deklarohen dhe të tregojnë në gjykatën pafajësinë time”, tha Berisha në Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori