LAJMI I FUNDIT:

Albi Group sjell gëzim te fëmijët

Albi Group sjell gëzim te fëmijët

Kompania Albi Group nga Prishtina ka ndihmuar një sërë organizatash dhe instituticionesh për fëmijë, në mënyrë që sa më shumë prej tyre të bëhen pjesë e atmosferës festive të fundvitit. Kjo ndihmë është vazhdimësi e traditës së Albi Group, që gjithmonë u ka dalë në ndihmë grupeve të margjinalizuara të shoqërisë.

Albi Group ka mbështetur Teatrin e Fëmijëve dhe të Kukullave Dodona në Prishtinë, duke ju shpërndarë dhurata nxënësve që kanë shkuar me shkollat e tyre për të ndjekur programin special të Vitit të Ri.

Në Shoqatën e Paraplegjikëve dhe të Paralizës së Fëmijëve të Kosovës Albi Group ka dhuruar dhurata për fëmijët e hendikepuar, familjet e të cilëve jetojnë në kushte të rënda sociale. Po ashtu, kompania ka dhënë dhurata për fëmijët në Qendrën Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës, SOS Fshati i Fëmijëve në Velani të Prishtinës është përkrahur me artikuj ushqimorë si dhe shume femije jetim dhe fëmije te familjeve skamnore.

Organizatat e përkrahura kanë shprehur mirënjohjen e tyre të thellë ndaj Albi Group për përkrahjen.

Albi Group ka premtuar vazhdimin e përkrahjes për këto dhe të tjera institucione që japin kontribut kaq të rëndësishëm në zhvillimin e gjithëmbarshëm të fëmijëve. /Telegrafi/