LAJMI I FUNDIT:

Albright tërhiqet nga PTK

Albright tërhiqet nga PTK

Kompania e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeline Albright, është tërhequr nga gara për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK).

Burime të gazetës “Zëri”, të afërta me procesin e privatizimit të kësaj kompanie publike, bëjnë të ditur se Albright Capital Management LLC, ka hequr dorë nga privatizimi i PTK-së siç thuhet, për shkak të mosarsyeshmërisë ekonomike të investimeve.

Ditë më parë gazeta i ka dërguar dy pyetje zyrtare në adresë të Albright Capital për këtë çështje, ndërsa ende nuk ka marrë kurrfarë përgjigje prej tyre.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) thonë se deri më tani nuk kanë ndonjë indikacion për tërheqje nga gara të ndonjë konzorciumi të parakualifikuar për privatizimin e PTK. /Telegrafi/