LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Fitorja ishte kruciale

Allegri: Fitorja ishte kruciale

Trajneri i Milanit, Massimilano Allegri, beson se fitorja me rezultat 3-1 e Milanit ndaj Catanias në Serie A të premtën, ishte kruciale për Rossonerët pasi kështu ata kanë ruajtur formën e mirë me fitoren e tretë radhazi.

“Ishte ndeshje e vështirë ndaj Catanias. Ata u mbyllën dhe kaluan në epërsi nga korneri, teksa ne ishim pak pasivë”.

“Catania luajti mirë në shumë aspekte në pjesën e parë dhe ne luajtëm mirë vetëm kur unë kërkova nga lojtarët e mi që të driblojnë më shumë dhe që të kenë vëmendje në topat e gjatë. Është fitore e rëndësishme sepse na jep vazhdimësinë dhe i bën rezultatet e fundit të vlefshme”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/