LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Nuk ishte penalti

Allegri: Nuk ishte penalti

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e ekipit të tij, duke lëvduar impaktin e Mario Balotellit në këtë takim, përderisa pranoi se penaltia në fund të takimit ishte inekzistente.

Milani shënoi në sekondën e fundit të takimit nga pika e bardhë me anë të Balotellit, nje penalti kjo që ka ngritur polemika të shumta dhe është vet Allegri ai që pranon se rënia e El Shaarawyt nuk është dashur të jetë penalti.

“Ishim me fat në vendimin e gjyqtarit. Unë jam shumë i sinqert në vlerësime. Lojtari i Udineses së pari preku topin më pas u rrëzua El Shaarawy. Sigurisht kjo nuk ishte penalti dhe na vjen keq pasi Udinese bëri lojë shumë të mirë”.


“Balotelli e tregoi formën e tij të vërtetë dhe shpresoj se ai do të vazhdojë kështu edhe në javët e ardhshme”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori