LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Për Ligën e Kamponëve duhet fat

Allegri: Për Ligën e Kamponëve duhet fat

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thotë se nuk është e vërtet se ekipi i tij nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Allegri po vuan që të dëshmojë veten në Ligën e Kampionëve dhe eliminimi nga Bayerni sivjet ka nxitur zëra se kampioni i Italisë e ka shumë të vështirë në garën elite të futbollit evropian.

“Juventusi ka luajtur shumë finale, nuk është e vërtet se nuk kemi pedigre në Evropë”.


“Vitin e kaluar ne kemi pasur një sezon të mirë në Ligën e kampionëve, dhe ishim me fat në gjysmëfinale ndaj Realit”.

“Por, këtë vit kemi pasur më pak fat dhe Liga e Kampionëve është garë ku ju duhet shumë fat. Shikoni rezultatet”, potencoi Allegri. /Telegrafi/