LAJMI I FUNDIT:

Alushi i gatshëm për Turqinë: Jemi ekip i ri, vetëm si grup mund të kemi sukses

Alushi i gatshëm për Turqinë: Jemi ekip i ri, vetëm si grup mund të kemi sukses
epa05526265 Joel Pohjanpalo of Finland (L), Enis Alushi of Kosovo and Robin Lod of Finland (2-R) in action during the during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Finland and Kosovo at the Veritas stadium in Turku, Finland, 05 September 2016. Kosovo played their first FIFA World Cup qualifier in Turku. EPA/MARKKU OJALA FINLAND OUT

Enis Alushi ka qenë mungesa e madhe e Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e kaluara ndaj Kroacisë dhe Ukrainës.

Lideri i mesfushës së Kosovës, ka qenë pësuar një lëndim me skuadrën e tij Nurnberg derisa pritet që brenda 10 ditëve të jetë i gatshëm.


30-vjeçari nga Kosova në një intervistë për Telegrafin ka folur rreth dy ndeshjeve të kaluara të Kosovës, ndeshjen ndaj Turqisë, liderët e ardhshëm të shtetit tanë si dhe për tifozët Dardanët.

Alushi ka qëndruar jashtë fushave afër një muaj derisa mungesa e tij është ndjerë shumë në dy takimet e kaluara.

“Ka qenë tejet e vështirë që mos të marrë pjesë në dy ndeshjet e Kosovës ku ndaj Kroacisë ishte historike por i kam shikuar të dyja nëpërmjet televizionit”, shprehet fillimisht Alushi për Telegrafin.

“Këto dy takime kanë treguar se kem ende nevojë për kohë që të stabilizohemi 100%. Kemi një rrugë të gjatë për me arritur kualitetin e ekipeve të mëdha siç është shembull Kroacia”.

enis-alushi-2
Albert Bunjaku, Enis Alushi dhe Bajram Jashanica duke festuar golin e Kosovës ndaj Ishujve Faroe

Mesfushori i Nurnbergut thotë se Kosova ka merituar më shumë në këto dy takime ndaj Ukrainës dhe Kroacisë.

“Kemi merituar së paku t’i shënojmë dy ose tre gola pasi kemi pasur shumë raste të mira por nuk janë shfrytëzuar. Humbjet kanë ardhur edhe prej gabimeve të shumta në fazën defensive. Kundër kroatëve kemi pasur shumë hapësira dhe nuk i kemi dhënë presing të mjaftueshëm kundërshtarit në gjysmëfushën tonë”.

“Me kualitetin që kanë kroatët është normale që shfrytëzojnë hapësirat dhe rastet e krijuara. Ndaj Ukrainës ka qenë ndeshja më stabile në defensivë, por mendoj që ka munguar eksperienca për të arritur një rezultat të mirë”, vazhdon tutje Alushi.

kosova1
Festa e futbollistëve tanë pas golit të barazimit ndaj Finlandës

Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Turqisë, një kundërshtar tjetër i fortë për Përfaqësuesen tonë.

“Është e vështirë të flasim për të ardhmen por e rëndësishme është që të mësojmë nga dy ndeshjet e fundit. Ne duhet të stabilizohemi në fazën defensive dhe kjo është detyra më e rëndësishme. Patjetër që duhet të shfrytëzohen edhe rastet përpara”, theksoi 30-vjeçari që ka një porosi për bashkëlojtarët e tij.

“Duhet ta dimë që sukses mund të kemi vetëm nëse punojmë dhe e përkrahim njëri tjetrin 100% në fushë. Duhet ta automatizojmë këtë gjë që vetëm në grup do të kemi shanse për sukses. Grupi duhet të jetë gjithmonë mbi individin. Nëse do ta instalojmë këtë mentalitet dhe futemi në ndeshje atëherë gjithçka është e mundur”, tha Alushi.

enis-alushi-4
Enis Alushi, Samir Ujkani dhe Bernard Berisha në ndeshjen, Kosovë – Ishujt Faroe 2-0

Në pyetjen se sa pikë Kosova mund t’i marrë deri në fund të këtyre kualifikimeve, Alushi nuk i cakton të sakta, por tregon se qëllimi është të grumbullojnë sa më shumë që të jenë në të ardhmen në një vazo më të mirë.

“Është pyetje e vështirë, qëllimi ynë është që të zhvillohem sikur ekip dhe ta gjejm një grup që të stabilizohet loja. Këto kualifikime janë një shkollim i mirë për të ardhmen. Do të tentojmë që të marrim sa më shumë pikë pasi do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen”, vazhdon tutje numri pesë i Kosovës.

Enisi është njëri nga lojtarët më të vjetër te Kosova por edhe lider i padiskutueshëm në fushë. Ai ka thënë se ka edhe disa vite për ta ndihmuar Kosovën por edhe ka treguar se kush janë liderët e së ardhmes.

“Kam 30 vite dhe mendoj se kam edhe disa vite të tjera përpara vetës për t’i ndihmuar Përfaqësueses. Kam punuar shumë vite dhe kam dhënë shumë sakrifica për pranimin tonë, kam kaluar shumë aventura me këtë Përfaqësuese, kemi punuar në kushte shumë të vështira dhe shpresoj t’i ndihmojë lojtarëve të rinj për të ardhmen”.

“Fatmirësisht kemi shumë lojtarë që mund të bëhen lidera në të ardhmen, si Hekuran Kryeziu, Milot Rashica, Valon Berisha, Leart Paqarada e Fanol Perdedaj. Janë lojtarë në moshë të re dhe kanë të ardhme të ndritur”, u shpreh Alushi.

enis-alushi
Alushi në një duel me sulmuesin finlandez Temmu Puki

Enisi ka folur edhe për tifozët e Kosovës ‘Dardanët’, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Përfaqësueses.

“Mbështetja nga tifozët ka qenë fenomenale dhe për këtë i falënderojë shumë për atmosferën që kanë krijuar. E kam edhe një lutje për ta, jemi skuadër shumë e re, ende nuk e njohin shumica e lojtarëve njëri tjetrin dhe na duhet shumë kohë për me u bo një grup homogjen. Për këtë shkak i lus të gjithë tifozët të vazhdojnë të na përkrahin dhe mos me humb shpresën në kualitetin tonë. Kem nevojë të madhe për përkrahjen tuaj më shumë në humbje se në fitore. Faleminderit shumë Dardanë”, përfundoi Alushi.

Kujtojmë që Alushi është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës që nga viti 2008 dhe gjithmonë ka qenë ndër lojtarët më të dalluar në Përfaqësuesen tonë. /Telegrafi/

enis-alushi-1
30-vjeçari ka zhvilluar pesë ndeshje këtë edicion me Nurnbergun para se të pësonte lëndim muajin e kaluar.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori