LAJMI I FUNDIT:

Alvarez: Dua të ndërtoj karrierë në Evropë

Alvarez: Dua të ndërtoj karrierë në Evropë

Mesfushori argjentinas, Ricky Alvarez, ka shprehur dëshirë që të qëndrojë te Interi, përkundër njoftimeve se River Plate interesohet për shërbimet e tij.

24-vjeçari kaloi në Meazza në vitin 2011 nga Velez Sarsfield, mirëpo lëndimet ia kanë pamundësuar që ta tregojë formën e tij.

“Dua të qëndroj këtu. Dua të ndërtoj karrierë në Evropë. Kur fillova te Interi, e dija se nuk do të jetë lehtë, por kjo përvojë po më forcon si lojtar dhe si person”.


“Dëshira ime më e madhe është që të mbetem te Interi. River Plate është një ekip i shkëlqyer, ndoshta më i miri në Argjentinë. Por unë jam i lumtur këtu”, ka thënë Alvarez për ESPN. /Telegrafi/