LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike në Shkup: Kryetari Ivanov të sqarojë vendimin e tij

Ambasada britanike në Shkup: Kryetari Ivanov të sqarojë vendimin e tij

Ambasada britanike në Shkup ka kërkuar sqarime rreth vendimit të kryetarit Ivanov për të ndërprerë procedura gjyqësore ndaj politikanëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga ambasada thonë se vendimi duhet të sqarohet, pasi që nëse ky vendim vlen edhe për hetimet për dyshimet të cilat dalin nga përgjimet, atëherë kjo do të ishte mjaft shqetësuese.


Sipas tyre, hetimet ndaj dyshimeve që dalin nga këto përgjime janë element mjaft i rëndësishëm i marrëveshjes së Përzhinos dhe janë kyç për çdo vendim të qëndrueshëm në krizën e tanishme politike./Telegrafi/