LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan viziton Doganën e Kosovës

Ambasadori amerikan viziton Doganën e Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, do të vizitojë sot Doganën e Kosovës, transmeton KosovaPress.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur, se ambasadori do të pritet nga drejtori i përgjithshëm i Doganës, Lulzim Rafuna, ku më pastaj do të vizitojnë Drejtorinë e Doganës së Kosovës.


Takimi mbahet në ora 11:00, derisa konferenca është paraparë të mbahet rreth orës 11:30. /Telegrafi/